Ditën e sotme duket se kryeministri i vendit është kujtuar për Shkodrën. Pavarësisht situatës së rëndë të përmbytjeve prej mëse një muaji e gjysmë, kryeministri Rama ka preferuar të merret me një temë tjetër që lidhet me Shkodrën.
Para disa ditëve, ka përfunduar instalimi i ndriçimit të kalasë “Rozafa”, duke e bërë atë “të dukshme” edhe gjatë natës. Pikërisht ishte kjo arsyeja që sot shefi i qeverisë ka hedhur sytë nga Shkodra.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me projektin e përfunduar të ndriçimit artistik të Kalasë së Shkodrës, ju uroj një të dielë të qetë 🙏”, shkruan Rama në publikimin e tij, të cilin e shoqëron edhe me disa foto. /ShkodraWeb Media/