Njeriu që la vendin pa opozitë! Më pis edhe se 17 Maji. Një ditë pas mbylljes së dosjes së tij penale, LB u ul në tavolinen e Ramës. E sotmja ishte vetëm shfaqja e shëmtuar publike e një marrjveshtje private e okulte, të re, të bërë prej kohësh. Dhe kjo, është më e zezë se ajo e 17 majit.
Në historinë 30 vjeçare, pas rrëzimit të sistemit diktatorial, asnjë politikan, as i majtë as i djathtë nuk ka shitur misionin opozitar kështu siç e bën ky.
Dhe kësaj rradhe e bën pasi ka dorëzuar e djegur mandatet e opozitës, pasi i ka dhuruar gjithë bashkitë kundërshtarit, pasi ka nxjerrë PD-në nga çdo përfaqësim e pasi e ka dëbuar nga sistemi.
Pasi ka hedhur flakë e molotov, pasi ka sulmuar aletatët tanë ndërkombëtarë, pasi urdhëroi djegien e shkollave dhe shpresoi në një përplasje të qytetarëve me njeri- tjetrin…
Pasi kishte premtuar se do rrëzonte Ramën, se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor, pasi premtoi se do bënte zgjedhje lokale e politike në një ditë, e pastaj se do i bëntë me 13 tetor….dmth pasi gënjeu. siç di ta bëjë vetëm Lulzimi….
Sot, publikisht u ul në tavolinë (për zgjedhjet) edhe me Gjiknurin, me atë të dosjes 184, të përgjimeve të Bild! “Revolucionin” e filloi pak ditë pasi u riaktivizua dosja e 1 milion dollarëve të lobimit dhe e mbylli sot, një ditë pas pushimit të saj si çeshtje.
Me 17 majin LB, pasi plagosi rendë PD, i dha mandatin e dytë Ramës. Me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga çdo institucion, i dhuroi mandatin e tretç.
Kam vite që përsëris se: Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama! /Postuar në Facebook nga Jozefina TOPALLI, ish- nënkryetare e PD-së/