Më fusni edhe mua në burg, në një qeli me Zogun…!

1. E shtrenjtë dhe e papërballueshme është bërë jeta. Nëse nuk ke miq në parti, qeveria nuk të ofron punë. Privati të ofron punë por të merr shpirtin dhe të paguan 3 mijë lekë të vjetra në orë. Qiratë e banesave, ushqimet, veshjet shtrenjtohen çdo stinë. Stinët janë tkurrur të katërta në një dhe dimri nuk i ndahet këtij vendi.


2.E rrezikshme jetesa në këtë atdheun tim. Në rrugë të shtypin makinat, në kafene të kap plumbi qorr, në lagje bëjnë ligjin të fortët, në qytet sundon mafja. Në parlament të mbyt injoranca, nga ekranet e televizioneve spërkatesh me intimidime e kërcënime. Policia të arreston, prokuroria të miklon, gjykata të liron…

Nami, nami i zi po bëhet këto kohë. Vr.asësit, kr.iminelët, pl.agosësit, gjobvënësit të gjithë po dalin nga burgu një e nga një. Një e nga një po ikin dhe po braktisin vendin vajza, djali, infermieri, shoferi, kamerieri. Po boshatiset kasabaja nga belaja dhe kudo tashmë në rrugë, zyra, dyqane, spitale e shkolla kanë mbetur vetëm kr.iminelët e liruar nga padrejtësia e drejtësisë.

Po boshatiset Shqipëria nga njerëzit normalë dhe anormaliteti po më mb.yt edhe ty, edhe mua. Qytetet po mbushen me vr.asës, burgu mbeti pa asnjë kr.iminel.

Unë nuk po gjej dot punë këtu, nuk di gjermanisht, nuk kam as lekë për biletën e aeroplanit për tu aratisur. Jetesa është bërë e shtrenjtë dhe e rrezikshme. Ju lutem mos më torturoni, më rrasni brenda, kërkoni e gërmoni se edhe unë do kem bërë kr.ime ndaj mos hezitoni të më burgosni. Më çoni atje ku kam qenë disa herë, në Burgun 313, atje ku nuk ka mbetur asnjë kr.iminel e do jetoj i qetë.

Por kam disa pretendime të vogla. Dua të jem në një qeli me Zogun e Tiranës, dua edhe ca libra, dua edhe tasin me supën e burgut të mbaj frymën gjallë. Frymën se shpirtin dhe mendjen kam kohë që nuk e mbaj dot më në këtë vend! /Nga Bledi MANE/

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!