Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Pse zgjodhi Grida Duma të jetë “Sokol Balla” i Top Channel në nisjen e përballjes me Edi Ramën…?!

ShkodraWeb 12 November, 2022
grida duma sokol balla top story

Pyetja një milion dollarëshe është: Nëse Grida Duma do të ishte deputete e PD- së në qeverisjen qendrore të vendit, a do të jepte dorëheqjen nga mandati në favor të kalimit në media si moderatore?!

Më shumë është pyetje retorike, përgjigjen e të cilës e ka secili në mendje. Sepse është e qartë, një deputet në opozitë nuk ka hapësirat e privilegjet e një kolegu, pjesë e një mazhorance qeverisëse.

Lëvizja e Dumës nga ulësja në Kuvend në karrigen e moderatorit, nuk ka dyshim se është bërë për më shumë para. Madje, ish- deputetja nuk ka patur as edhe ndonjë ide të veten origjinale, por do të jetë Sokol Balla i “Top Story”, të paktën sipas asaj që po thuhet në ambientin mediatik këto ditë.

Grida Duma, të paktën nga viti 2005 e në vijim, sidomos pas 2013- ës kur “kasta e vjetër” e zonjave në PD u nxorr në hije nga Basha, ajo ishte imazhi kryesor i partisë më të madhe opozitare sot në vend.

Falë këtij imazhi, pozicioneve e lidhjeve gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD- së në 2005- 2013, profesionit të pedagoges në një nga universitetet që mirëpaguajnë, së fundi edhe me krijimin e G- Akademi, me skenat kur rrethohej nga 4 badigardë që “nuk punojnë apo paguhen” me ujë, Grida Duma nuk ka lënë asnjëherë përshtypjen e një deputeteje që “pret rrogën e shtetit” për të arritur në fund të muajit. Pa folur për kostot e veshjeve, bizhuterive, aksesorëve, makinave etj.

Historia e shumë shteteve e vendeve, edhe limitrofe, sjell me dhjetra shembuj të kalimit nga politika në media dhe anasjelltas. Madje, ka raste që nga media është kaluar në politikë për tu rikthyer sërish dhe në kahun e kundërt. Përgjithësisht, askush nuk e ka deklaruar se kalon për arsye financiare, por më shumë në emër të parimeve. Deri tani, perceptimi i krijuar është ai i lëvizjes së Dumës në emër të një “jete më të mirë” në kuptimin ekonomik.

Dy paragrafët e fundit të këtyre rreshtave, janë antagonistë. Por nuk duhet harruar se shqiptari “nuk ngihet” (ngopet) kurrë me fëmijë, shtëpi e para (pasuri). Por ikja e Dumës nga politika drejt prozhektorëve të një studio televizive, pa dhënë as shkëndijën më të vogël të një talenti mediatik, tregon eshe mosbesim ndaj aftësive të familjes së saj politike për të ardhur në qeverisje.

Viti 2025 nuk është aq larg sa për të mos garantuar “mbijetesën” ekonomike të Dumës dhe familjes së saj. Por mesa perceptohet, Duma nuk ka as besimin më të vogël se PD- ja vjen në pushtet në zgjedhjet politike të 2025- ës. Kështu që, është momenti i “ndryshimit” të madh, në emër të parave, në një media si Top Channel, e cila mesa duket ka synim tashmë kundërvënien ndaj qeverisë. “Nora e Kelmendit”, spikati edhe javët e fundit në përballjen me kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit.

Apologjia e Grida Dumës në momentin e dorëheqjes nga mandati i deputetit, ngjason me shprehjen e famshme të një filmi të real- socializmit: Është si puna e hirit që mbulon atë të maces! Megjithatë, shpresojmë e urojmë të ketë qenë zgjedhje e lirë e vetë ish- deputetes së PD- së. Dhe nuk do të ishte aspak çudi që pas rreth 2 viteve e gjysmë, ta shohim sërish në ulësen e Kuvendit. Shembujt nuk mungojnë… /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e sotme, e shtunë, 12 nëntor 2022
Artikull pasardhës: Protesta e opozitës para Kryeministrisë, Ambasada Amerikane në Tiranë njoftim për nënshtetasit e vet…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.