Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në Jug dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/11°C
Zona e ulët 7/21°C
Zona bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari