Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Mos u fshih pas të shëruarve, sa përqind e shqiptarëve të shtruar në reanimacion vdesin…?

ShkodraWeb 2 years ago
4

Përgjatë gjithë epidemisë, transparenca e ministrisë dhe komitetit lidhur me menaxhimin e situatës ka qënë në nivele skandaloze. Komunikimi i hapur dhe i ndershëm me publikun i ka lënë vendin shpesh propagandës së paturpshme.

Për sa i takon trajtimit, çdo ditë raportohen dhjetëra “të shëruar” prej COVID, duke harruar se këta persona shërohen sepse e tillë është ecuria natyrore e sëmundjes, ku 80% deri 85% e pacientëve shërohen pa patur nevojë për asnjë mjekim përveç çajit dhe paracetamolit.

Ndërkohë është fshehur prej kohësh një anë e frikshme e menaxhimit të sëmundjes në Shqipëri, ajo e vdekshmërisë në repartet e reanimacionit. Le të shohim shifrat:

Çdo ditë ministria njofton atë që quhet censusi i shtratit, pra numri i personave të shtruar në spital, në reanimacion dhe të intubuar. Në se shohim censusin e reparteve të reanimacionit, nga data 1 korrik deri më sot në Shqipëri janë raportuar 1,607 ditë qëndrimi në repartet e reanimacionit të dy spitaleve COVID 1 dhe 2. Përgjatë të njëjtës periudhë janë raportuar 335 humbje jete.

Ministria nuk raporton ditë-qëndrimin mesatar në repartet e reanimacionit, prandaj këtë parametër le ta marrim të ndryshueshëm:

1. Ditë-qëndrim mesatar 2 ditor: vdekshmëri 41.7%!

2. Ditë-qëndrim mesatar 3 ditor: vdekshmëri 62.5%!

3. Ditë-qëndrim mesatar 4 ditor: vdekshmëri 83.4%!

4. Ditë-qëndrim mesatar 4.8 ditor: vdekshmëri 100%!!!

Në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara, ditë-qëndrimi mesatar në repartet e reanimacionit është mbi 5 ditë. Në se kjo do të ishte e vërtetë edhe në Shqipëri, atëherë vdekshmëria në repartet tona të reanimacionit do t’i afrohej 100%-it.

Këtu po flasim për persona që shtrohen në reanimacion dhe jo për persona të intubuar. Për krahasim, edhe për personat e intubuar, vdekshmëria në vendet e zhvilluara tashmë është nën 50%.

KËTO SHIFRA MERITOJNË VËMENDJE DHE ANALIZË PROFESIONALE IMEDIATE!

Ministria dhe komiteti nuk mund të fshihen më pas “të shëruarve” dhe “heronjve”, por duhet të japin llogari sa përqind e shqiptarëve të shtruar me COVID në repartet e reanimacionit vdesin dhe se si qëndron kjo shifër në raport me spitalet e vendeve të tjera!

Kjo është transparenca minimale që ministria dhe komiteti i detyrohen shqiptarëve, sidomos atyre që kanë humbur familjarët, miqtë dhe të afërmit! /Nga Erion DASHO, ekspert i shendetit publik/

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION – Ping- pongu “nacionalist” i Edi Ramës me një ministër serb në funksion të 25 prillit…
LAJM PAS: Tentuan ti ikin policisë por u aksidentuan, po kryenin grabitje ose atentat, detaje mbi ngjarjen ku humbi jetën 26 vjeçari…

TË FUNDIT

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…

3 mins ago
Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…
  • Aktualitet

Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

8 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte 9 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte 9 shkurt 2023…

17 mins ago

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte 9 shkurt 2023…
  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

TË FUNDIT

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…

3 mins ago
Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…
  • Aktualitet

Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

8 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte 9 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte 9 shkurt 2023…

17 mins ago
EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.