Ti kryeministër nuk më tundon dot!
Ti kryeminstër, ti ministër dhe ti drejtor i paemër që merr rrogën si vemje, ma shpifët këtë vend. Jam ndër ata pak njerëz që do të largohesha i fundit nga vend po fatkeqësisht do të jem pjesë atyre 240 mijë vetëve që do ta lënë këtë vend pa e mbyllur 2019.
Pse, unë një djalë i vetëm që kurrë nuk më kishte shkuar në mendje të lë vendin tim edhe sikur këtu të binte bomba tomike sot kam ndryshuar mendje? Cfarë ka ndodhur?
Është e thjeshtë ajo që ka ndodhur. Ti kryeministër, ministër a drejtor i këtij vendi që merr rrogën duke vegjetuar ma keni shpif këtë vend. Ma ke shpif edhe ti kryetar opozitë dhe ti cubi i lagjës që ndjek fodullët. Ma ke shpif këtë vend të bukur edhe ti polici rrugor. Edhe im atë ma ka shpif këtë vend me ëndrrat e tij se: Hë se do e rregullojë Edi Rama, sic ia kam shpif edhe unë atij kur i kam thënë se: Hë se do ta rregullojë Lulzim Basha. Si ma keni shpif. Me radhë.
Ti kryeministër: A më the para 6 viteve se do ktheje përmbys cdo gjë të bërë keq në këtë vend duke e zëvendësuar me të mirë? Ti me tha pa ta kërkuar unë? Po nuk ndodhi as sot pas gjashtë viteve. Nuk bërë asgjë o mik.
Ti i bëre mutin më keq këtij vendi. Ti shkatërrove cdo ëndërr me diturinë apo paditurinë tënde, më dashjen apo padashjen tënde, më mirëmendim apo duke gabuar sic gabon kushdo. Kurrë nuk bërë një kthese. E shkatërrove me fund e krye.
Ti solle kriminelët në kuvend. Solle ilacet e lindjes së mesme dhe hoqe europianet. Ti sollë në punë soj e soroll, nuk le kriminel ordiner pa i dhënë një detyrë shtetëtore. Ti zaptove cdo hapësirë publike. Ti sot edhe pse nuk e kupton je i rrënuar fund e krye me gjithë qeveri e me gjithë shtet.
Ti në fund o mik nuk përfaqëson asnjë ideal të askujt, askush nuk do me qënë si ti, askush në këtë vend nuk dëshiron të bëhet si ti, ti urrehesh. Ti nuk ngjall më shpresë për askënd. Ti nuk del para meje dot në doganë dhe të më thuash:
Qëndro Saimir, qëndro në këtë vend se ky vend ka:
Siguri
Drejtohet me ndershmëri
Ka drejtësi
Ofron dinjitet
Punëson të arsimuarit
Respekton qytetarët e vet
Ka mundësi punësimi
Ky është një vend ku janë disa mundësi për ty
Kjo qeveri të gjendet
Dil e më thuaj vetëm një nga këto, të ma vërtetosh se janë dhe unë qëndroj. Fatkeqësisht nuk ma mbush dot mendjen.
Ti kryetar opozite nuk je shpresë. Nuk je o mik jo se nuk punëson dot askënd, jo jo. Edhe ti si ai më lart nuk ofron asnjë zgjidhje. Sepse je përlyer me të dhe këtë e dimë të gjithë. Edhe ti je kot. Edhe ti nuk e more dot guximin të dalësh mbi, nuk u imponove dot, nuk përmbushe asnjë pritshmëri, realizove me sukses dhe revolucionin e shtatorit. Më dil në doganë para dhe më thuaj:
Qendro Saimir, qëndro sepse a i shikon këta dy rinj. Këta u bashkuan këtë vit me mua. Janë njërëz të arsimuar, të pakorruptuar, nuk kanë mik në parti dhe i bëri këshilltarët e mi. Ja a e shikon këtë këtu, Ky është kryetari i PD në qytetin X, u zgjodh me votë të lirë pa ndikimin tim. Kështu do veproj kudo. E shikon këtë, ky është programi im i shkurtuar se si do të ndihmoj të vetëpunësohesh, si të ecësh përpara. Etj etj etj. Nuk del dot o mik.
Ti ministër i Brendshëm, si the para 6 muajsh: Kam dhënë urdhër që të mos ketë më postoblloqe. Më duket se nuk të pyesin fare. Na stresove me sirena, e polici kryqëzim më kryeqëzim. I këpute njerëzit në gjoba dhe ndalime për gjëra ordinere, se për rend… Rend?… ia ke q… nënën. Ke guxim ti të më dalësh në dogane para dhe të më thuash: Qëndro Saimir se policia nuk do të merret më me plakat që shesin speca po me ata që shesin drogë dhe armë për të bërë kërdinë në këtë vend… Kaq më thuaj që të kthej. Po nuk del dot sepse je i mbaruar edhe ti si këta më lart.
Ty të arsimit nuk kam cfarë të kërkoj. Ti ende nuk je përshtat me gjuhën.
Ti ministri i rrugëve, nëse më del para dhe më thua se: kam bërë 10 metra rrugë në këtë vend pa vjedhur, do t’i zeroj të gjithë më lart dhe do të qëndroj. Nuk do të marr prasysh asnjë më lart, vec ma thuaj emrin e kësaj rruge.
Ti i mirëqënies sociale, si thonë kuksianët “ke bërë mort”, ke bërë mort me kohë, nuk ngope dot me buk thate asnjë shqiptar të skamur. Dil me thauj se: Ja këtë fëmijë të varfër e ushqej normalisht tre herë në ditë, dhe do të qëndroj…
Ti e shëndetësisë e ke më të thjeshte, ti ke falimentuar e para, nuk te ngeli infermier në këtë vend: Ti më dil para me një paracetamol në dorë dhe më thuaj: E shikon këtë? Ky është ilac me standart…
Ju pres në doganë të shoh se kush do vijë prej jush. /Nga Saimir KOLA/