Skip to content
27 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Çfarë kuptimi ka të vijojë kjo qeverisje nëse edhe numri 2 i saj përfundon në duart e drejtësisë e pas hekurave…?!

ShkodraWeb 1 year ago

Ishte përfolur prej javësh por sot, si rrufe në qiell të hapur, ndodhi. Pa orë pasi Bajram Begaj u zyrtarizua si President i Shqipërisë, do të ketë në tryezë kërkesën e kryeministrit Rama për shkarkimin e numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj ose “tigri” si njihet në rrethe politike. Rama e ka firmosur me nxitim me 24 korrik 2022 kerkesën për shkarkimin e Ahmetaj, por e ka bërë publike vetë personalisht në Twitter.

“Tigri” në jo pak raste, është paraqitur si ndërmjetës i mundshëm Meta- Rama në përplasjet jo të pakta të 9 viteve të fundit. Ahmetaj, ishte ndër personat që presidenti Meta e vlerësonte edhe publikisht ish- zëvendëskryeministrin tashmë. Kohët e fundit, Ahmetaj u përfol si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërsa tashmë shkarkimi i tij mund të jetë vetëm hapi i parë, siç ka ndodhur me të tjerë ish- ministra…

Rastet e ngjashme të deritanishme, nga Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako por deri diku edhe Fatmir Xhafaj, tregojnë se edhe “tigri” është futur në të njëjtën rrugë. Me gjasë, tashmë si deputet i thjeshtë, Ahmetaj do të përballet me drejtësinë dhe ndoshta, mund të ketë edhe fatin e dy ish- ministrave Tahiri e Koka.

Ndërsa lajmi për shkarkimin e Ahmetaj kishte marrë dhenë, në SPAK është paraqitur sot Blendi Gonxhe, një personazh jo pak i rëndësishëm i 9 viteve të fundit të qeverisjes socialiste. Nuk ka informacione për arsyen e paraqitjes së Gonxhes në SPAK, por me shumë mundësi, nuk ka qenë një paraqitje me dëshirë apo spontane. Gjithsesi, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Pyetja që duhet ngritur, nëse edhe “tigri” Arben Ahmetaj kalon në duart e drejtësisë, hetohet dhe dënohet, çfarë kuptimi ka që qeverisja aktuale të vijojë e pashqetësuar të udhëheqë shqiptarët deri në fund të këtij mandati që i kanë mbetur edhe 3 vite…?! Nëse drejtësia fajëson e dënon numrin 2 të qeverisë, çfarë duhet të ndodhë më shumë që shqiptarëve tu jepet e drejta të rivotojnë për të zgjedhur atë që dëshirojnë ti qeverisë?

Është e qartë, e sigurtë, se nga ekzekutivi, kanë provuar dyert e dënimet e drejtësisë nga të gjitha nivelet. I vetmi mbetet kryeministri, i cili për shumë e shumë arsye, nuk ka shanse të paraqitet në SPAK a ndonjë prokurori tjetër. Nëse korrupsioni, abuzimi, shpërdorimi i detyrës ka hyrë si virus nga niveli më i ulët deri në më të lartin e qeverisjes- zëvendëskryeministrin, a ka kuptim të vazhdojë qeverisjen kryeministri aktual i vendit?

Në një shtet normal, çdo qeveri do të kishte rënë për shumë më pak dhe prej shumë kohësh. Meqë negociatat për antarësim në BE tashmë janë zyrtarisht të hapura, është momenti që kjo mazhorancë, kjo qeveri, ky kryeministër, të japë shembullin se mbështetet në parimet e Europës së Bashkuar. Numrat e mandateve zerohen para moralit në politikë. Të paraqitet para votuesve, me arritjet e mëkatet e veta. Nuk është bonus për opozitën, të paktën këtë opozitë. Nëse votohet përsëri, të vijojë qeverisjen. Sepse jemi të qartë se çdp popull meriton qeverinë që ka. Por zgjedhjen duhet ta bëjnë vetëm shqiptarët. Mundësisht të lirë e të pandikuar! /Nga Blerti DELIJA/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Kupat e Europës, klubet shqiptare kursejnë, Vllaznia 6 orë pritje në aeroport, Tirana 8 orë në autobuz, Laçi ndan ekipin
Lajmi pasues: Gjykata e Apelit Shkodër liron nga akuzat 4 efektivët e policisë Velipojë, u akuzuan për favorizim të mbjelljes së kanabisit

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

1 hour ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

2 hours ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës… 27 September, 2023
  • VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë… 27 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë… 27 September, 2023
  • Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë 27 September, 2023
  • VIDEO – Pastrohen kolektorët nga ura e Bunës në Shirokë, UKQSH i paraprin stinës së reshjeve që ka nisur 27 September, 2023
  • Arrestohet nga policia e Shkodrës 53- vjeçari nga Gruda e Re, ishte shpallur në kërkim pas vrasjes së ndodhur në lokalin e tij 27 September, 2023
  • VIDEO – “Ishte kthyer në rrezik për banorët”, Benet Beci njofton rikonstruksionin e urës që lidh Gimaj me Nënmavriq 27 September, 2023
  • FOTOLAJM – “Edukimi i brezit të ri prioritet…”, Basha e nis ditën nga Shkodra, takim me pedagogë të rinj… 27 September, 2023
  • VIDEO – Arrestohet 38- vjeçari, procedohet në liri bashkëshortja, policia e Vau Dejësit u gjeti 115 rrënjë kanabis 27 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 26 shtator 2023… 27 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

1 hour ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

2 hours ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

4 hours ago
Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë
  • Aktualitet

Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.