
Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat 4 punonjësit e postës së policisë Velipojë të cilët u arrestuan një muaj më parë.
Gjykata e rethit kishte vendosur masen “arrest shtepie”, ndërkohë që sot trupa e Apelit me në krye gjyqtarin Fuat Vjerdha ka vendosur si arrest të paligjshëm për katër efektiviët e policisë.
Shefi i Stacionit Policor të Velipojës dhe 3 vartës të tij u arrestuan me 17 qershor nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Zamir Sytari në cilësinë e drejtuesit, Arben Hoxha specialist për hetimin e krimeve në Velipojë, Ergys Lohja dhe Hysni Beqiri si ndihmës specialist kanë lejuar dhe favorizuar, sipas AMP-së, mbjelljen e kanabisit.
Zyrtarisht Agjencia tha se këta punonjës kanë lejuar kultivimin e lëndës narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen, duke mos ushtruar detyrën në bazë të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë.
Hetimet që çuan në pranga efektivët janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës nëpërmjet përgjimeve dhe vëzhgimeve, si metoda speciale të hetimit