Skip to content
5 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

“Nxori në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë…”, Ambasada Amerikane nxjerr genjeshtare Policinë e Shtetit për ngjarjen në Dukagjin

ShkodraWeb 1 year ago

Rrok Frroku, 54 vjeç nuk ka qenë efektivi i vetëm i cili ra mbeti i plagosur gjatë operacionit për kërkimet e parcelave të kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit.

I plagosur ka mbetur edhe një polic tjetër, i cili gjatë tentativës për t’i ardhur në ndihmë kolegut të tij, ka mbetur i lënduar edhe vetë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga ambasada e SHBA-së, e cila teksa pasqyron ndihmën e dhënë nga helikopteri i KFOR, sqaron se drejt spitalit të Traumës janë shoqëruar 2 policë shqiptar dhe jo vetëm Rrok Frroku, siç Policia e raportoi në njoftimin e saj.

“Pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Hawk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Hawk në shpëtimin me ngritje, nxori në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Një ditë më parë, policia shpërndau deklaratën zyrtare ku fliste vetëm për një efektiv të lënduar.

“Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit. Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë. Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara”, thuhet në deklaratë ku nuk ka një arsye pse nuk ka raportuar për efektivin tjetër të lënduar, i cili është dërguar te Trauma.

Rrok Frroku, 54 vjeç u rrëzua në humnerë për shkak të terrenit mjaft të thepisur dy ditë më parë, teksa shpëtimi i tij është bërë i mundur pasditen e djeshme. Kjo sepse terreni ka qenë shumë i vështirë. Pas 12 orë përpjekjesh, 54-vjeçari u nxor nga humnera, deri në një pikë ku mund të ulej helikopteri apo të bëhej tërheqja e tij me litarë. Nga pika ku kishte rënë 54-vjeçari deri në zonën ku mund të ulej helikopteri ka qenë 6 orë me këmbë dhe siç burimet raportojnë, polici tjetër është plagosur gjatë transportit që po i bënte kolegut të tij pikërisht gjatë kësaj rruge. Helikopteri shqiptar ka bërë dy tentativa për t’u ulur, por ka dështuar, për pasojë është u kërkua ndihmë nga Kosova, nga ku u nis helikopteri i KFOR që bëri të mundur edhe shpëtimin. Nga sa mësohet Frroku është në gjendje më të rënduar pasi ka 3 brinjë dhe njërën këmbë të thyer, teksa efektivi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, ka thyer kaviljen.

Continue Reading

Previous: VIDEO – “Festa e Luleve” starton në Shkodër, 4 ditë aktivitete të larmishme për të gjitha moshat…
Next: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 7 qershor 2022…

TË FUNDIT

Apeli detyron Prokurorinë të nisë hetimet, publikimi i të dhënave për spiunin I.M., Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve
  • News

Apeli detyron Prokurorinë të nisë hetimet, publikimi i të dhënave për spiunin I.M., Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve

4 days ago
“Bashkë fitojmë” ankimon vendimin e KAS-it të KQZ- së, kërkon emrin e Berishës në fletën e votimit, jo Metën…
  • News

“Bashkë fitojmë” ankimon vendimin e KAS-it të KQZ- së, kërkon emrin e Berishës në fletën e votimit, jo Metën…

2 months ago
“S’ ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas”, zgjedhjet në Vau- Dejës, reagon ashpër kandidatja e PD- së pas vizitës së Berishës…
  • News

“S’ ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas”, zgjedhjet në Vau- Dejës, reagon ashpër kandidatja e PD- së pas vizitës së Berishës…

2 months ago

TË FUNDIT

  • Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • “Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • FOTOLAJM – Dasma e Elgit Dodës me Klea Hutën, vëmendjen e rrëmben sërish çifti i momentit Luiz dhe Kiara…

TË FUNDIT

Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • Aktualitet

Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…

25 mins ago
FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

2 hours ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

2 hours ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.