“Çilu tij moj lulja jeme”, është lajtmotivi i 4 ditëve aktivitete të larmishme në kuadër të Festës së Luleve, i cili tradicionalisht organizohet nga Bashkia e Shkodrës, këtë vit në bashkëpunim me Qendrën e Informacionit AARHUS Shkodër dhe Ministrinë e Kulturës.
Këtë vit, aktivitetet janë planifikuar që të gjitha moshat, të kenë vemendjen dhe hapësirat e tyre. Aktivitetet dpo të jenë të perqendruara të gjitha në sheshin para Bashkisë Shkodër, ku pëprveç eventeve kulturore artistike, do të krijohet një atmosferë festive dhe argëtuese për të gjithë.
Drejtoresha e AARHUS Shkodër Alminda Mema dhe organizatorja e eventeve Stesi Laqja, kanë zbuluar agjendën e aktiviteteve, të cilat do të gjallërojnë paraditeve dhe pasditeve jetën sociale në qytetin më të madh verior.
Mbyllja e 4 ditëve festive, do të jetë në Teatrin “Migjeni”, me një koncert gala nga e mirënjohura Inva Mula.