Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ZIJA VUKAJ – Errësimi i gjuhës…

ShkodraWeb 28 August, 2022
zija vukaj foto

Përpiqem të kuptoj prirjet e sotme të krijimtarisë poetike dhe shpesh krijoj një raport të çuditshëm mes vetes dhe poezisë e poetëve. Mbi të gjitha mallkoj veten për pamundësinë e të kuptuarit të mjaft poetëve të sotëm shqiptarë. I them vetes: “Ke gjithë këto dekada që lexon poezi, prozë, dramë etj. dhe prapë nuk kupton asgjë.

Lexon edhe poetë të huaj; klasikë, hermetikë modernistë, postmodernistë dhe nuk arrin të kuptosh vargjet e poetëve të gjuhës tënde amtare.” Marr poezinë e poetit tim shqiptar; e lexoj tri herë, katër herë e më shumë. E kthej mbrapsht e mbarë. Prapë hiç! Përplas kokën si ai nxënësi që ndodhet para një ekuacioni të pazgjidhshëm dhe vazhdoj të mallkoj e të akuzoj inteligjencën time të pamjaftueshme. Ekuacioni i poetit tim ka një gjuhë të errët pis, më të errët se nata.

Mos vallë poezia e vërtetë është errësimi i qëllimshëm i gjuhës? Shoh krijime fjalësh të reja me një siguri dhe guxim aventurierësh. Neologjizma, me demek, me ca struktura morfematike të shalakatura dhe fluide, të vlefshme vetëm për guximin e atij që i ka krijuar dhe që rrezikojnë të avullojnë nga faqet e letrës nga çasti në çast. Se ç’ndodh me mua si lexues, u pa. Çfarë do të ketë ndodhur me krijuesin (“poetin”)? Më së shumti them se ka ndodhur keqkuptimi.

Pothuajse të gjitha qeniet njerëzore e kanë në shpirtin e tyre poezinë, muzikën, lëmshin e ngatërruar të ndjenjave, të përjetimeve, mbresave, anktheve, kujtimeve. Përroi psikik bulëron pa ndërprerje tek gjithkush nëpër labirintet tepër të ndërlikuara të qenies. E udhëtimi nëpër labirintet e vetvetes është i ngatërruar. Kush është i mençur nuk e ndërmerr.

Të mençurit nuk keqkuptohen me veten e tyre. Shumica e njerëzve të keqkuptuar e humbin rrugën dhe nuk dinë të dalin. Ata që dinë të dalin janë poetët e vërtetë. Zoti u ka dhënë fillin e Arianës, pra talentin. Gjuha e tyre është plot dritë. Vargjet e tyre janë imazhe dhe të mbushura me jone muzikore. Hermetizmi i tyre është ftesë për meditim. Qëllimi i tyre nuk është tortura ndaj lexuesit. Dhe energjitë e tyre janë të orientuara në kahun e duhur. /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Përfundon në Velipojë “LAS Festival”, festivali i skulpturave në rërë, synohet kthimi i eventit në traditë të përvitshme
Artikull pas: VIDEO – Përmbyset makina në aksin Shkodër- Hani i Hotit dhe mbetet në mes të rrugës, ka të lënduar…

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.