
Velipoja ka qënë kryefjalë e ditëve të fundit fale imazheve fantastike të skulpturave në rërë sjell nga festivali i parë i skulpturave në rërë që zhvillohet në Shqipëri, LAS Festival. Të shtunën në mbrëmje ka qënë edhe përmbyllja e këtij eventi unik në plazhin e Velipojës.
Fitues i edicionit të parë të këtij festivali, është shpallur artisti nga kroacia me mozaikun unik të bërë në rërë në grykëderdhjen e Bunës.
Imazhet e skulpturave në rërë të realizuara nga artistët shqiptar, ato nga Kosova dhe disa shtete europiane, i dhanë një tjetër imazh Shqipërisë turistike.
Land & Sand Festival, e bëri Velipojën dhe imazhet e saj kryefjalë të turizmit në Shqipëri duke tërhequr vemendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Nderkohë që sheshi ku u mbajt ky festival në Velipojë u kthye në një shesh festiv duke nisur nga më të vegjlit tek artistet me famë botërore.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!