
Një aksident ka ndodhur këtë të diel në rrugën Shkodër- Hani i Hotit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një prej të cilëve siç shihet edhe nga pamjet është përmbysur. Si pasojë e aksidentit raportohet edhe për të lënduar.
Sakaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia për të bërë të ditura shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë pavarësisht masave të shtuara, aksidentet në Shkodër janë kthyer në shqetësim.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!