Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA ZIJA VUKAJ – Dita ndërkombëtere e gjuhës amtare…shqipja duhet të ndezë dritën patriotike të të qenit shqiptar

ShkodraWeb 18 February, 2024
zija vukaj dita nderkombetare gjuha amtare 2024

-cogito ergo sum-

Sami Frashëri shprehej: “Gjuha është shenja e kombit”. Çabej thoshte: “Gjuha është pasqyra më e lartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. Këto dhe thënie të tjera pa fund të dijetarëve, antropologëve, filologëve për gjuhën amtare, m’i solli ndërmend eventi i caktuar prej UNESCO-s për 21 shkurtin si dita ndërkombëtare e gjuhës amtare. Kjo ditë ishte caktuar në nëntor të vitit 1999 për të përkujtuar ditën e protestave të studentëve të Univesitetit Dhaka nga Bengali, të cilët qenë konfrontuar me policët pakistanezë teksa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze që të pranohej si gjuhë zyrtare.

Kjo ditë ndërkombëtare ka brenda vetes simbolikën e ruajtjes së diversitetit kulturor të popujve, që rrezikon të përpihet nga lubia e globalizmit. Duke reflektuar për rëndësinë e gjuhës amtare, natyrshëm të lind ideja e kombit që e flet, pasi gjuhëtarët dhe historianët shprehen se historia e gjuhëve është historia e popujve që i kanë folur apo i flasin ato gjuhë. Kësisoj, në ditën e gjuhës amtare, çdo poull ka të drejtë të ndihet në një të kremte kombëtare. Këtë kremtim apo festë ia jep shenja më e fortë kombëtare që është gjuha.

Pra te shqiptari, shqipja duhet të ndezë dritën patriotike të të qenit shqiptar, te anglezi dritën patriotike të të qenit anglez, te francezi, te kinezi, te gjermani, te romi, te bengalezi te rusi, te balto- sllavi, te hebreu, te pakistanezi e te të gjithë duhet të ndizet drita përkatëse e patriotizmit, shoqëruar nga kompleksiteti ontologjik që ngjall kjo ndjenjë. Por ç’ndodh nganjëherë? Duke i hedhur një sy krejt të pjesshëm hartës së botës shohim: Këto shtete a territore kanë si gjuhë zyrtare:

ANGLISHT: Nigeria, Kenia, Uganda, Ishulli i Manit, Gana etj., etj

FRËNGJISHT: Guadalupe, Martinika, Bermuda, Guajana franceze, Çadi, Senegali, Afrika e jugut, Bregu i Fildishtë, Kameruni, Kongoja, Mozambiku, Gjibraltari etj. etj.

SPANJISHT: Meksika, dhe dhjetëra shtete të Amerikës Qendrore e të Jugut.

PORTUGALISHT: Brazili e shumë të tjerë.

Tani lind pyetja: “Çfarë kuptimi ka dita e gjuhës amtare te këta popuj të globalizuar e të asimiluar kulturalisht?” A ndihen të gëlltitur dhe të nënvendosur këta popuj? A duhet pranuar mbivendosja kulturore si ekzistencë normale e humanoidëve të sotëm dhe të ardhshëm. Apo njeriu- global dhe android, i sotëm, nuk i mendon këto gjëra me trurin e vet robotik? Mos vallë kjo skllavëri moderne “bukë dhe cirk”, e vjetër sa Roma e Lashtë, është realizuar në mënyrë të përkryer në kohët e sotme falë rrjedhave historike dhe mjeteve teknologjike të kohës dhe ndodhet në zenitin e saj. /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Qofsh në dhimbjen e kujtesën tonë”, ndahet nga jeta folësja e Radio Tiranës, kolegia: Paç udhëtim drite Marselë
Artikull pas: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 shkurt 2024…

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.