Ajo ishte në botën e vet. Përgatitej me seriozitet të lexonte lajmet e Radio Tiranës. Unë shkëmbehesha me Marsela Çupin kur ajo dilte nga studio ose futej në studio. Takoheshim pak minuta, asgjë më shumë.
Në kohë pandemie e ftova të ishte pjesë e emisionit “Kur themi të dua!” U bë pjesë e bashkëbisedimit me mua. Modestisht, e qetë, pa eufori. Për të mbetur në arkivin e RadioTiranës jo vetëm me zërin e saj në lajme por dhe me rrëfimin e saj të brishtë dhe domethënës për jetën dhe konceptet e saj për dashurinë.
Lajmi se Marsela Çupi është larguar nga kjo jetë befas me ka tronditur. Shumë! Paç udhëtim drite Marselë! Qofsh në dhimbjen e kujtesën tonë! /Nga Rezarta REÇI, gazetare, publikuar në Facebook/