Skip to content
26 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA SENAD NIKSHIQI – O të çmendur, o fundrrina lirojeni shef Saimirin se do i bëni nder vetes tuaj dhe jo atij…

ShkodraWeb 1 year ago

Policia jonë e dashur paska arrestuar shef Saimir Rrustemin. Nuk mjaftoi perskutimi që i bënë atij dhe shumë ekspertëve të tjerë të policisë së shtetit që u fyen në mënyrën më të rëndë të mundshme duke e degdisur si punonjës në sallën operative të policisë së Dibrës. Pra shef Saimiri i cili mund të jetë ndër efektivët më të trajnuar dhe ndër eskpertët më të mirë që ka policia jo vetëm e Shkodrës por edhe në rang rajonal u dërgua në Dibër në një pozicion po aq sa të nderuar po aq edhe të ulët për një efektiv karriere si komisar Saimir Rrustemi aq më tepër në Dibër.

Tani vijmë tek rasti i fundit. Policia arreston shef Saimirin bashkë me 17 të tjerë se paska firmosur një tender disa vite më parë për rikonstruksionin e komisariatit të policisë së madhe. Shef Saimiri ka qenë pjesë e grupit formal për marrjen në dorëzim të objektit dhe siç duket paska hedhur një firmë siç ia kanë kërkuar shefat për atë godinë. Kuptoni se këto grupe janë totalisht formale dhe realisht nuk kanë asgjë në dorë. Ata që vjedhin paratë nëse realisht ka pasur një abuzim janë shefat e tyre bashkë me firmat dhe supervizorët. A mund të ketë njeri në botë që beson se një grup formal vjedh paratë dhe shefat nuk qenkan në dijeni. A mund ta besojë dikush se lulëzon droga dhe shefat nuk qenkan në dijeni. A mund ta besojë kush se di gjithë Shkodra vrasjet dhe vetëm shefat e tyre nuk kanë dijeni? Një perskuetim i gjallë.

Figura e shef Saimirit në vend të prangave dhe burgut duhej të ishte shembulli më i mirë i policisë së shtetit. Zoti Gledis Nano, Zoti Ministër i Brendshëm dhe ju prokuror e gjykatës që do keni në dorë dosjen e shef Saimirit hapini mirë sytë. Ndaluni në një moment dhe thirrni ndërgjegjes sepse përpara keni shef Saimirin dhe jo ordinerët e policisë së shtetit që kanë tre punë paralele, rrogën e shtetit, grupeve kriminale dhe bizneset e paligjshme ku vendosin emra qarramanësh. Keni përpara një efektiv policie që ka sakrifikuar për të ruajtur nderin dhe dinjitetin e tij.

Unë e di që duhej të kishte bërë më shumë, unë ë e di që mbase duhet të kishte denoncuar shefat e tij për vjedhjen në tenderin e komisaritit të Malësisë së Madhe. Ama shef Saimiri nëse nuk ka bërë atë ka bërë shumë më tepër. Ka bërë atë që shumë shefa policie, shumë ministra e po të doni edhe kryeministra nuk e kanë bërë në këto 30 vite. Është përballur me shumë kriminelë, grupe kriminale të rrezikshme por edhe barkderrat e policisë.

Policia e Shkodrës sa arreston shef Saimirin të tregojë se si ka asgjesuar 500 mijë rrënjë në gjithë faqen e malit në Oblikë? E kujt ishte ajo drogë? Kush e mbrojti në policinë e Shkodrës? Përse u degdis shef Saimir në Dibër? A lidhet kjo me asgjesimin e 500 mijë rrënjëve që policia i bëri 500 rrënjë?

Unë e di se shef Saimir do të lirohet shumë shpejt dhe do ta fitojë betejën e tij si dhe do jetë sërish pranë familjes por nuk është ky diskutimi. Përse duhet ta ndot emrin e saj policia e shetit me arrestimin e shef Saimirit dhe ta njollosë edhe emrin e tij. A është ky shef Saimiri që kontribuoi në goditjen e emrave më të tmerrshëm sapo Berisha erdhi në pushtet? A është i njëjti që kontribuoi edhe në arrestimin e shumë individëve dhe grupeve kriminale edhe pas 2013 në qeverisjen e Ramës?

Shpesh herë jam akuzuar se shef Saimiri ka qenë burimi im por në fakt po jua them këtu troç fare se nuk ka ndodhur asnjëherë që të më telefonojë qoftë për një ngjarje të vetme. Po di të respektojë mediat dhe këdo tjetër deri tek qytetari më i fundit ndryshe prej kriminelëve që policia ka patur brenda saj në këto 30 vite. Atyre që futen nepër lokalet e Shkodrës sa herë nuk i japin ryshfetin e zakonshëm, atyre që kanë mbushur malet me drogë, atyre që Zot kane grupet kriminale. Atyre që e zbardhin në katër të mëngjesit lokaleve duke hapur shishe shampanje që do i duheshin 10 rroga për ti paguar.

I gjithë tenderi 2 milion lekë të vjetër, 14 a 18 të arrestuar. Zoti e di ça bëjnë!

O të çmendur, o fundrrina lirojeni shef Saimirin se do i bëni nder vetes tuaj dhe jo atij. Po e mbyll me kaq se nuk e di çfarë më nxjerr goja! Të turpshëm! /Nga Senad NIKSHIQI, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: MINUTA E FUNDIT – Policia e Shkodrës arreston 14 persona, mes tyre punonjës policie, akuzohen se abuzuan me…
Lajmi pasues: VIDEO – Vllaznia merr një barazim shprese në Conference League, kuqeblutë ndalen nga Universitatea Craiova

TË FUNDIT

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…
  • Kryesore

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…

3 hours ago
VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…
  • Kryesore

VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)

8 hours ago

TË FUNDIT

  • E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales… 26 September, 2023
  • VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian… 26 September, 2023
  • VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba 26 September, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri) 26 September, 2023
  • “Punë të mira kemi përpara…”, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: E nisim ditën me një lajm shumë të mirë! 26 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e martë, 26 shtator 2023… 26 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 26 shtator 2023… 26 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 26 shtator 2023… 26 September, 2023
  • EMRI – Vuante dënimin në burgun e Beratit pas dënimit nga gjykata në Itali, ndërron jetë në sallën e operacionit 57- vjeçari 25 September, 2023
  • VIDEO – Kandidatët për drejtues të institucioneve të kulturës në Bashkinë Shkodër shpalosin platformat e tyre… 25 September, 2023
  • FOTO – Procedohet penalisht 59 vjeçari nga Malësia e Madhe, u kap duke transportuar dru pa dokumentacion… 25 September, 2023
  • ZYRTARE – PS rimerr Bashkinë e Kukësit pas skandalit “Gjici”, thellohet avantazhi krahasuar me “14 majin” 25 September, 2023

TË FUNDIT

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…
  • Kryesore

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…

3 hours ago
VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…
  • Kryesore

VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…

4 hours ago
VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba
  • News

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba

6 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.