
Policia e Shkodrës ka arrestuar 14 persona, mes tyre efektivë dhe ish-punonjës të bluve të qytetit verior, pasi dyshohet se kanë abuzuar me një tender.
Paraprakisht raportohet se të arrestuarit dyshohet se kanë abuzuar me një tender për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në zonën e Malësisë së Madhe.
Ky tender mësohet se është zhvilluar rreth 4 vite më parë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me arrestimet.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!