Skip to content
5 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA SALI BERISHA – Dy fjalë për Kanabo-Kongresin e Partisë Socialiste…!

ShkodraWeb 1 year ago

Të dashur miq, sot Partia Socialiste e Shqipërisë mblidhet në Kongresin e saj, të cilin pa filluar punimet mediat e cilësuan si Kanabo-Kongresin e saj.
Duke respektuar plotësisht këtë vlerësim unë do të ndalem këtu shkurtimisht në analizën e bilancit dramatik të qeverisjes së kësaj partie dhe sqaroj që në krye të radhës se me këtë analizë nuk fajësoj anëtaresinë e PS dhe mbështetësit e saj por vetëm e vetëm udhëheqjen kryesore, nomenklaturën e saj të korruptuar me në krye Edi Ramën.

Ky bilanc dëshmon se kjo udhëheqje:
1 – Është shndërruar me vjedhjet e saj në një organizatë të vërtetë kriminale.
2 – Ka përzëne që në vitin 2009 votën e anëtarësisë nga kjo parti. Ajo ka zëvendesuar sistemin e votës së lirë në Shqipëri me sistemin e dhunimit të saj nëpërmjet blerjes masive, dhunës me bandat, përdorimit total të shtetit për qëllime elektorale dhe nëpërmjet futjes së sistemit policesk ë patronazhistëve.

3 – Në këto vite ajo ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetem në Europë dhe shndërruar vendin tonë në Kolumbi apo Kanabistan, në epiqendër të organizatave kriminale të rajonit, Europës dhe botës. Sot ajo përdor Kongresin për të legalizuar drogën, krimin, paratë e pista. Ndaj dhe analistët dhe mediat e pagëzuan pa u mbledhur Kongresin si Kanabo-Kongresin e saj.

4 – Me lidhjet e saj me krimin, drogën, vjedhjet dhe korrupsionin kjo udhëheqje ka bllokuar për 6 vite me radhë hapjen e negociatave të Shqiperisë me BE.
5 – Ajo ka shkelmuar interesin kombetar me Ballkanin e Hapur, është lidhur në aleancë trilaterale me Beogradin dhe Shkupin si vasale e Serbisë dhe ka vendosur Kosoven në një darë armiqësore.

6 – Ajo u përpoq të marrë peng Partinë Demokratike dhe të asgjësojë pluralizmin politik shqiptar.
7 – Kjo nomenklaturë e inkriminuar kokë e këmbë kontrollon sot mbi 90% të pushteteve në Shqipëri. Edi Rama sot ka 10% pushtet më tepër se sa diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1991.
8 – Me vjedhjet dhe korrupsionin e papërmbajtur qeveritar ka rritur borxhin publik të Shqipërisë në 103% dhe ka trefishuar mjerimin, varfërinë ekstreme.

9 – Në pesë vite në zbatim të platformës së Çubrilloviçit të spastrimit etnik, për shkak të varfërisë, mjerimit, dhunës policore janë larguar nga Shqipëria 520 mijë shqiptarë.
9 – Kjo është nomenklatura më e babëzitur në historinë e Shqipërisë, e shpenzimeve të shfrenuara të miliona e dhjetëra miliona eurove udhëtime me avion në dispozicion, e darkave me biftekë 1000 dollare, e suitave luksoze mijëra e mijëra dollarë nata etj, etj.

Lideri i saj në një kohë që gazetat me serioze të Europes si ‘Politico’ e shpallin kryeministrin më të parëndësishëm në Europë apo televizione me famë botërore si BBC bëjnë spote tallëse televizive si për asnjë politikan tjetër apo e shpallin Sekretarin e Përgjithshëm të NATO të datës 1 prill, ministreshat e tij e shpallin në garë Skenderbuçi apo brendi i Shqipërisë gjer pothuaj zoti i zotërve, vetë Zeusi.

Për të gjitha këto miq kjo është nomenklatura më e korruptuar më antipopullore dhe antikombëtare në Europë dhe ky është kongresi i bilancit më dramatik në historinë e Shqipërisë pas kongresit të fundit të PPSH. /Publikuar në Facebook nga Sali BERISHA/

Continue Reading

Previous: “O Edo, o toç!”, Nard Ndoka replikon me Ramën: Në kohën tonë kishte reforma, jo koncensione! Tregon përralla….
Next: NGA KOLINDO VJERDHA – Kur do ta shohim të vërtetën në sy…?

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

55 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

1 hour ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

1 hour ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • “Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • FOTOLAJM – Dasma e Elgit Dodës me Klea Hutën, vëmendjen e rrëmben sërish çifti i momentit Luiz dhe Kiara…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 5 qershor 2023…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

55 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

1 hour ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

1 hour ago
FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • Aktualitet

FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.