Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ROZAFA ZMIJANI – “Pisa 2022” dhe tkurrja e numrit të studentëve në universitete, shkaqet dhe alternativat…

ShkodraWeb 9 December, 2023
rozafa zmijani pisa 2022 matematika

“Nëse njerëzit nuk besojnë se matematika është e thjeshtë, kjo është vetëm sepse ata nuk e kuptojnë se sa e ndërlikuar është jeta.”

Për 10 vite kam qenë lektore në Universitetin e Shkodrës, dega matematikëe 2007-2018, he mund ta them me keqardhje se nga viti në vit, numri i nxënësve që rregjistroheshin në degën e matematikës ishte në ulje dhe shumë pak prej tyre ishin në vendin e duhur. E para lëndë që u hoq ishte Analiza Hilbertiane (shumë e vështirë për nxenesit, menduar nga departamenti/FSHN), filluan të futen lëndë pak më “të pranueshme” mikse…

Si një e diplomuar në 1998- ën në 5- vjeçarin e dikurshëm të FSHN- së Tiranë, e kam thënë gjithmonë me zë të lartë, nuk mund të “sajosh” në shkencat ekzakte, nuk mund të “prodhosh” mësues për numër, nuk mund të barazosh dijen me mosdijen. Kjo vlen për gjithë sistemin arsimor në rang kombëtar por më vjen keq për Universitetin e Shkodrës, pasi ndër vite është krenuar një Shqiperi, me mesuesit që ka nxjerrë.

Para dy muajve në TV kombëtare dhe lokale, titrat u mbyll x degë e shkencave, numri i të rregjistruarve- në shkenca bie në nivelet më të ulëta etj…
Mund të thoni, ç’ lidhje ka Universiteti?

Çdo hallkë ka rëndësinë e vet, por mos harroni se çdo profesion fillon me mësuesin. E ka më shumë se dy dekada që mësuesi është personi në fund të piramidës (flas për atë mësuesin pasionant dhe të dashuruar me profesionin e vet).

Kjo situatë nuk është vetëm në Shqiperi, gjithë vendet e Europës Perëndimore kanë tregues në ulje por ajo që bie në sy është renditja e Shqipërisë dhe renia nga viti 2018: Matematika -69, leximi (aftësia për të kuptuar, përdorur dhe reflektuar tekstet e shkruara, për të zhvilluar njohuritë dhe potencialin) -47, shkencat -41.

“Pisa 2022” është një matës i nivelit arsimor, ndoshta realiteti është pak më i mirë, ndoshta është edhe më keq, ajo që vlen është se ky raport kërkon reflektim të thellë, nga të gjithë ne. Siç thotë shprehja “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta” dhe në këtë baltë janë femijët tanë që sot janë në shkolla. Dhe ky është rezultat i më shumë se dy dekadave që nga hapja e dyerve të universiteteve apo çelja e tyre si kërpurdhat pas shiut ose siç mund ta quajmë ndryshe “liberalizimi i universiteteve” që “prodhoi” një armatë mësuesish sa për numër, e deri tek neglizhenca e një profesioni që është fillesa e funksionimit të çdo institucioni, profesioni, apo ç’ është më e rëndesishmja, individi në shoqëri.

Nuk është kurrë vonë, për të rishikuar ligjet, reformat, rekrutimet, pse jo edhe ajo që askush s’ ka guxuar ta prekë, aftesinë dhe profesionalizmin e mësuesit dhe të strukturave përgjegjëse. Vendosja e mesatares ishte një hap i vogël por nuk mjafton, pasi dëmet kanë rrënjët larg dhe thellë. /Nga Rozafa ZMIJANI, publikuar në Facebook/

406385115_10227259484425597_7656472918426466650_n
408621510_10227259483825582_6432034184612225994_n
408626503_10227259483985586_7193654352489076506_n
408967944_10227259484345595_8566836450381080393_n
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 dhjetor 2023…
Artikull pasardhës: VIDEO – Ndeshja me Dinamon për Superligën, tifozët presin 3 pikët e kthesës në “Loro Boriçi”…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 prill 2026… 16 April, 2026
  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.