Skip to content
26 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA LEDI SHAMKU SHKRELI – Kur gjuhësinë ta shpjegon baristi…reflektim mbi të thjeshtën…

ShkodraWeb 1 year ago

Pasdite vonë. Pas pune hyj në bar. Ulem te banaku (jo në tryezë), si për t’i thënë vetes ”tani je pushim, shloju!”. Dhe porosis. Që këtu nis shpjegimi mbi rolin e vërtetë që gjuhëtarët dhe didaktët duhet ta kenë e s’e kanë. Ndiqni dialogun.

Baristi: M’mbrëma si je? Ça do marrësh?
Unë: Ma bën një gotë verë po pate?

Baristi: Verë? A sa mirë, po patjetër!
(nis të gjerb verën, bari brenda thuajse bosh. Janë jashtë).

Baristi: Ça pune bën?
Unë: Jap mësim. Pedagoge jam

Baristi: A bukur! Ça lënde jep?
Unë: Gjuhësi… dmth një degë të gjuhësisë që quhet (bëhem lëmsh)

Baristi (më ndërpret): Punë e vështirë gjuhësia. Dhe nuk e them kët se ke me msu rregulla e ku di unë, jo. Punë e vështirë gjuhësia se duhet me i vu men fjalëve. Dhe nuk i vehet fare men fjalëve. Lëshohen ashtu kot, e ke parasysh kur flet sa me blujt? Si i quni ju fjalët që thuhen sa me mbush fjalinë?
Unë: Fjalë parazite ndoshta?

Baristi: Eeee po paraziti të hy n’tru se! Ja për shembull, a nuk ju bezdis ju gjuhëtarëve që njerzit, kur flasin me të tjerë, thonë nji e m’dy: “kupton? A mkupto? S’di a m’kupto. Kuptove?”. Po mirë, them unë me vete, po pse e merr të padiskutushme xhanëm që jam un që s’kuptokam. Pse nuk provo t’menosh që ndoshta je ti që s’di me u shpjegu. Pra pse nuk thu: “a po shpjegohem? S’di a u shpjegova. E thash qartë?”. Dhe unë e di që ai që thotë “a m’kupto?”, nuk do me m’fy. Thjesht nuk e menon ça po m’thotë. E ka kap ajo pra, parazitja siç thu ti, zysh.

Unë: (hesht dhe vetëm e shoh, e shoh dhe s’flas fare, por mendja po m’flet përrua).
Baristi: A i mson studentët ti zysh me ju vu mend dhe vesh fjalëve? Se prandaj edhe të thash që gjuhësia është punë e vështirë.
* * *

Gota e verës sakaq kish sos. Pagova, u përshëndetëm dhe dola. Dhe po i thoja vetes rrugës: “Më duket se gjithkush e di ç’është detyra e gjuhësisë, përveç gjuhëtarëve”, apo siç shkruante Saussure te shënimet e veta: “Sa punë të mira mund të bënte gjuhëtari, po t’mos bënte atë që bën: rregullin se s’bën!”.

Të shtunë të mbarë dhe vejini mend fjalës. /Nga Ledi SHMAKU SHKRELI, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Më kërkoi ta përfaqësoja si avokat”, Manjani rrëfen bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn: E kishte paditur në gjyq Edi Rama
Lajmi pasues: NGA EMILIA KOLIQI – Korrupsioni në institucionet shtetërore sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit….

TË FUNDIT

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…
  • Kryesore

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…

3 hours ago
VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…
  • Kryesore

VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)

7 hours ago

TË FUNDIT

  • E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales… 26 September, 2023
  • VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian… 26 September, 2023
  • VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba 26 September, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri) 26 September, 2023
  • “Punë të mira kemi përpara…”, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: E nisim ditën me një lajm shumë të mirë! 26 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e martë, 26 shtator 2023… 26 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 26 shtator 2023… 26 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 26 shtator 2023… 26 September, 2023
  • EMRI – Vuante dënimin në burgun e Beratit pas dënimit nga gjykata në Itali, ndërron jetë në sallën e operacionit 57- vjeçari 25 September, 2023
  • VIDEO – Kandidatët për drejtues të institucioneve të kulturës në Bashkinë Shkodër shpalosin platformat e tyre… 25 September, 2023
  • FOTO – Procedohet penalisht 59 vjeçari nga Malësia e Madhe, u kap duke transportuar dru pa dokumentacion… 25 September, 2023
  • ZYRTARE – PS rimerr Bashkinë e Kukësit pas skandalit “Gjici”, thellohet avantazhi krahasuar me “14 majin” 25 September, 2023

TË FUNDIT

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…
  • Kryesore

E BUJSHME – Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s pas largimit të Luis Rubiales…

3 hours ago
VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…
  • Kryesore

VIDEO – “Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë”, Memelli dhe Boshnjaku të bindur për fitore me Egnatian…

3 hours ago
VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba
  • News

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba

6 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë…(emri)

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.