Skip to content
25 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA KLODIAN KOJASHI – Manual i shkurtë mbijetese në Shkodër…

ShkodraWeb 4 months ago

(Mbeshtet tek pervoja e udhetimit te fundit)

1. Mos i bjer telefonit te askujt nga ora 14 deri ne 17 nese s’don me te marre inat.

2. Shkodrani kur te pyte “si je” don vertete me dite si je prandaj mos i kthe pergjigje per shpejt. Ndalu, informoju mire mbi veten, mendoju e pergjigju.

3. Berberet historikisht kane marre vesh nga futbolli ma shume se trajnerat.

4. Ket kohe ban ma shtrejt me mbush specat se me mbush dhambt.

5. Kudo, bar, dyqan, restorant, farmaci, kudo ka telekamera qe s’dihet tamam kush i shef prandaj ti veshu bukur gjithmone. Tregoju atyne qe te shofin qe je qytetar i ndershem i gatshem me pagu taksat shtetit e kujtdo tjeter qe te t’i kerkojne nje dite.

6. Nese je i ri e po kerkon dashurine del ne pedonale. Rruges fillo mendo edhe per emrat e fmive.

7. Nese ke pyte dike si je si po kalon e te thote: “hiç, ishtu”. Atehere dije qe i ka mbet hatri, te ka inat ose ka naj hall.

8.Kane mbet pak por mundesh akoma me taku ndonje qe thote frazen magjike: Amerika i ka ne dore keto pune, me dashte ajo e ban ket vend si duhet.

9. Merre me vedi nji kostum te mire ti Zotni edhe ju Zoje nje fustan te mire. S’po them per dasma a per bankete po ta keni per kur uleni me trete mbeturinat

10. Mundet me ndodhe qe te len kamarieri bakshish. Mos u çudit.

11. Mos kalo nga Zdralja paradite. Aq i freskt e i levizshem asht peshku qe shesin sa ty e pa te duket vedi i semure.

12. Kur e thojne diçka a e kane seriozisht apo me qeshe? Te dyja. S’dine me i nda. Prandaj kur te han grethi shkodrant te pysin a asht âj(me titra: enjtur)? Njesoj thojne edhe kur qeshin: Me u âj…

Loja edhe jeta s’jane te ndame. Shkodrant e losin bukur jeten e jetojne per loje.

13. Para se me porosite pica taxi lexo librin “Shkodra dhe Motet” te Hamdi Bushatit, jane disa vellime, se ta po te duhet per me dite me ia shpjegu atij te picave ku e ke shpine tamam.

14. Mos ec shume shpejt neper pijace nese s’je i huj. Ti ndoshta ke pune po edhe ata qe shef perreth ulun ne kafe kane pune. S’ke pune veç ti, duket sikur po iu shet mend.

15. Nese vjen prej jashte mos u tremb prej qejve ne pedonale. Dikur kane ken ma kurioz tash pertojne edhe me leviz, gjysa jane ne pritje me iu dale letrat per Amerike.

16. Mos u habit kur te shohesh shtyllat e elektrikut ku lidhen 100 milion tela. Shkodrant nen toke rujne vec te deknit. Tana tjerat i kane ne hava.

17. Lokalet kane nji pjese si shtojce te mbyllun. Aty pihet duhan e po i pyte pse a lejohet te thojne me seriozitet: po se ketu asht jashte. Ne fakt je krejt i mbyllun po do kete naj spiral ndokund. Ti aty rri. Prej duhanit ke me dek ma heret po te pakten kerkush s’ka me thane sa gjynah i shkreti vdiq pa ken ne Shkoder.

18. Mos i pyt si shkojne punet ne Shqipni. Vetem sa i ven ne siklet kot. Shkodrani ban 4 dite me makine me hy ne Tirane. Ne Shkoder kane ma afer Firencen e Stambollin.

19. Nese don me ba pazar shko ne mal te zi se jane gjanat ma lire. Ne Shkoder blejne veç malazezt se per to asht ma lire ketej.

20. Por ma kryesorja. Futi nji mendje te lehte. Shkodrant ia ndijne eren gjykimit. Kur ece neper rruge ata te shofin dhe e kuptojne prej larg a je tu mendu keq a mire. Ata e dine mire gjithcka qe shkon e nuk shkon. Cdo gja ka kohen e vet. Rri si njeri me njerzit e ke me shiju gjithcka. /Nga Klodian KOJASHI, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: FOTO – Kapen dhe asgjesohen në Malësi të Madhe 116 bimë narkotike, arrestohet 28 vjeçari, shpallet në kërkim…
Lajmi pasues: PËRVJETOR – 101 vite më parë do të lindte aktori i mirënjohur shkodra Ndrek Shkjezi, bashkëthemelues i Teatrit…

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

4 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

8 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

10 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin 24 September, 2023
  • Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre… 24 September, 2023
  • Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin… 24 September, 2023
  • Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina… 24 September, 2023
  • Ndodh për herë të parë, Bashkia Shkodër konkurs publik për drejtuesit e institucioneve të kulturës në varësi… 24 September, 2023
  • Ngjarjet e rënda në Veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York… 24 September, 2023
  • Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq, kryeministri Albin Kurti njofton për një efektiv të vrarë dhe një të plagosur 24 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “i falet” Balajt, mund me lehtësi Teutën në “Loro Boriçi” dhe i afrohet kreut të Superligës 23 September, 2023
  • “Do e hash! Legen”, Adriatik Lapajn e lënë nervat, i drejtohet me fjalor rruge gazetarit… 23 September, 2023
  • “Zgjidhëm problematikën e shkollës”, Benet Beci në Mali Kolaj: Ankesat e banorëve për ujin dhe rrugën mëse të drejta… 23 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

4 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

8 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

10 hours ago
Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…
  • Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.