Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA FATMIR BASHLI – Ku i kemi fëmijët…erdhi kjo kohë kovidiane ti dëshirojmë për së gjalli në emigracion…

ShkodraWeb 23 January, 2022
fatmir bashli amigracion femije

Dalim në rrugë, ato janë të zbrazta. Kthehemi në shtëpi, edhe ajo është e zbrazur. Duam të flasim me dikë, por s’kemi me kë të flasim. Duam të përqafojmë dikënd, por kë??

Dalëngadalë po e kuptojmë se një nga një, po na ikën gjithçka për të cilën kemi jetuar, gjithçka për të cilën bëmë sakrifica deri në vetëmohim. Jo, jo, nuk është mosha ajo që po na ikën, eshte më shume se mosha. Janë femijët ata që na e shterrëen gjoksin dhe na i lanë përgjithmonë sytë të lagur. Janë ato që ikën për të na bërë ne më të lumtur, por që me ikjen e tyre ne na vranë.

Janë bërë fëmijët tonë saqë nuk po dimë ti njohim më, të akullt, të ftohtë ndaj nesh, normal largësia dhe mentaliteti që kanë në vendet ku jetojnë. Dhe ne ndihemi fajtorë, pa patur faj, ndihemi fajtorë se nuk mundëm ti mbanim këtu pranë nesh, ti mbanim në shtëpi që ti merrnim erẽ sa herë që të donim, ti puthnim kur të dëshironim dhe të çoheshim natën si dikur dhe ti shikonim a janë të mbuluar, a po flenë, a kanë temperaturë.

Por ato ikën për ne, që të na ndihmonin ekonomikisht. Ikën që të na bënin më të lumtur. Ikën që familja jonë të jetë më e gëzuar. Por a jemi ne më të lumtur, a jemi ne, më të gëzuar dhe a jemi më të pasur tani?? Me ikjen e tyre na bënë më të varfër, se bashkë me ta iku e vetmja pasuri që kishim. Ishim shumë e shumë më të lumtur fukara por bashkë.

Po cilës nënë i duhet leku, kur nuk e din se, a ka për të ngrënë një gjellë të ngrohtë fëmija i saj, mos është i sëmurë fëmija dhe s’ka se kush ia jep një gotë ujë. Po ku ka pasuri më të madhe se aroma e fëmijës tënd, se shikimi i syve të tij, se përqafimi i tyre. Dhe kaq mjafton për një prind, ky është thesari më i madh për ta. Por kur këputet ky fill, nuk të ngroh asgjë në botë, as vila 3- katëshe që është e akullt pa praninë e fëmijëve dhe pa zërat e tyre, as rrobat e bukura që fëmijët ti kanë blerë, por ti nuk bën dot asnjë foto me to dhe me femijët, as makina që të kanë sjellë dhe që rri n’ oborr se s’ke ku shkon vetëm.

Pra erdhi kjo kohë kovidiane, po, po kovidiane, që ka fiks simptomat e kovidit. Nuk të shijon asgjë, nuk nuhat asgjë, je i mpirë dhe të dhëmb çdo gjë. Të dhemb zemra për ata që na e thanë zemrën, të dhemb syri kur shikon çdo ditë në TV politikanët e krekosur që mbajne fjalime se si do të na i bëjnë fëmijët e lumtur. Për cilët fëmijë e kanë fjalën se këtu vetëm fëmijët e tyre kanë mbetur!!! Të dhemb trupi kur çdo ditë ta heqin nga një copë mish dhe ta largojnë jashtë, ku ti mund ta shohësh por nuk mund ta prekësh. Por deri kur do të vazhdojë kjo torturë, deri kur fëmijët tanë do ti gëzojnë e shijojnë të tjerët. Deri kur sytë e nënave shqiptare do të nxjerrin lotë?

Kur nënat tona do të flenë rehat natën si të gjitha nënat e botës, pa menduar se ku e kam djalin tani, mos është i sëmurë, a ka me se të mbulohet? Deri kur nënat tona do të rrijnë me sy nga dera, duke shpresuar që ti shfaqen femija. Çfarë bënë këto nëna që ta meritojnë këtë dënim, çfarë bënë që të sakrifikojnë gjënë më të shtrenjtë që kanë?

Po, një gabim e bënë dhe për atë po paguajnë tani. Bënë gabim që pollën këta politikan harpagona, të pashpirtë që nuk njohin as nënë e as baba, por vetëm lekun. Por harrojnë se ka një Zot që lotët dhe mallkimet e një populli, nuk do ti lërë të shkojnë kot… /Nga Fatmir BASHLI, “Koshere” 2021, redaktuar nga ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: “Kërcënim i hapur për njerëzit e futbollit”, FSHF reagon për hetimin e inicuar nga Veliaj: Provat depozitohen në organet ligjzbatuese
Next: “Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një”, KQZ nuk i regjistroi përfaqësuesit, reagon Komisioni i Rithemelimit të PD- së

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.