Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvend…

ShkodraWeb 28 May, 2024
genti kruja knfsh

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, ditën e sotme më 28 maj 2024 ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë takim në emër të KNFSH-së merrni pjesë disa nga anëtarët e grupit të punës të ngritur në lidhje me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, përfaqësues të pesë komuniteteve fetare në Shqipëri dhe specialistë të fushës juridike, mjekësore, sociale dhe etiko-teologjike.

Grupi i punës i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë i drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH është pritur nga zv/ministret e Shëndetësisë znj. Mira Rakacolli dhe znj. Entela Ramosaçaj, si dhe anëtarë të grupit të punës, përfaqësues të ministrisë.

Në emër të KNFSH-së z. Kruja fillimisht pasi ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për pranimin e kërkesës së Këshillit Ndërfetar për realizimin e këtij takimi ka shpalosur edhe një herë qëndrimin e qartë të komuniteteve fetare, bazuar në këto pika:

Së pari: ne jemi kundër parashikimit të sterilizimit si metodë e planifikimit familjar, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, sepse sterilizimi është një ndërhyrje mjekësore e pakthyeshme dhe ndikon negativisht në shëndetin dhe jetën e personit, i ndaluar edhe në vendet më të zhvilluara; si dhe gjithashtu sepse bie ndesh me parimet që mbrojnë familjen dhe jetën.

Së dyti: në asnjë gërmë të projektligjit nuk gjejmë kujdesin e nevojshëm, që i duhet kushtuar politikave për shtimin e mbështetjes dhe nxitjen e lindshmërisë në vendin tonë me masa sociale, ekonomike, edukative dhe shëndetësore.

Së treti: ne jemi kundër ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, jo vetëm pse besimet tona janë pro jetës dhe e konsiderojnë abortin si krim përveç rasteve kur bëhet për të ruajtur shëndetin e nënës. Për më tepër, një argument kritik që përbën këmbanë alarmi për çdo politikbërës janë statistikat rreth nivelit të lindshmërisë, në vendin tonë niveli i ligjshmërisë është 1.4 fëmijë për çift ndërkohë, që niveli i mbijetesës së shoqërisë është minimalisht 2.1 lindje për çift. Me këto ritme cili do të jetë fundi i pashmangshëm?

Së katërti: ne kërkojmë që mëmësia zëvendësuese/surrogate të mos lejohet në Shqipëri për shkak se cënon rëndë dinjitetin e gruas dhe fëmijës; përbën rrezik të shtuar për trafikim të qënieve njerëzore, trafikim organesh, shfrytëzim të të miturve, shfrytëzim të femrave për lindje të porositura për qëllime kriminale, të cilësuar edhe nga Direktiva e Parlamentit Evropian; për më tepër mëmësia zëvendësuese e kthen qënien e ngjizur në një objekt për të cilin me ligj mund të negociohet; mund të krijojë trauma të forta psikike e psikologjike për fëmijën kur të vihet në dijeni për mënyrën e ngjizjes, si dhe për nënën që e mbart për nëntë muaj në mitrën e saj.

Së pesti: projektligji prek drejtpërdrejt konceptin e familjes me prindër nënë dhe baba dhe shkon deri aty sa zëvendëson lidhjen bashkëshortore me termin “femra pa partner”, përkufizimi i të cilit bie ndesh me normat dhe frymën e Kodit të Familjes, me të drejtat e fëmijës për të patur kushtet “për një zhvillim të plotë e hamonik të personalitetit”.

Sa më sipër, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i vullnetin të të gjithë besimtarëve tanë pjesë e pesë komuniteteve fetare zyrtare dhe shoqërisë shqiptare, kërkon që projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe dëshiron, që kjo kërkesë të marrë vëmendjen e duhur nga ana juaj dhe të gjithë së bashku, të punojmë për një të ardhme më të mirë e më të sigurt për brezat e rinj, me besim te Zoti e te ligji për të mirën e përbashkët.

Zv/ministrja znj. Rakacolli ka falënderuar KNFSH-në për punën e bërë, materialin e dorëzuar dhe argumentet e sjella më parë me shkrim, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim.

Më pas palët kanë diskutuar dhe analizuar argumentet e tyre, ndërsa KNFSH përfundimisht mbetet konçiz materialit të hartuar nga grupi i ekspertëve të tij dhe shpresëplotë që ministria përkatëse do të marrë parasysh kërkesat e saj, duke reflektuar mbi argumentet e paraqitura.

Në përfundim të takimit grupi i KNFSH-së ka dhënë dhe një deklaratë për shtyp para mediave të pranishme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Kapen 373 bime kanabis sativa në Malësi të Madhe, shpallet në kerkim një 49- vjeçar…
Artikull pasardhës: Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, mbyll bashkëpunimin me Ajdareviç

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.