Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kërcënim i hapur për njerëzit e futbollit”, FSHF reagon për hetimin e inicuar nga Veliaj: Provat depozitohen në organet ligjzbatuese

ShkodraWeb 23 January, 2022
armando duka shkoder

Po i drejtohemi sot komunitetit të futbollit dhe opinionin pas letrës qesharake të shpërndarë nga Bashkia Tiranë në media për një hetim ndërkombëtar e galaktik ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në atë fletërrufe janë formuluar akuza delirante të denja për hetuesinë e kohës së diktaturës ku dhe drejtësia vepronte me urdhra politik. Kjo balonë tymuese e lëshuar ditën e sotme, një ditë para zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, është një kërcënim për anëtarët tanë dhe procesin zgjedhor që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ne duam të garantojmë kandidatët, anëtarët tanë, si edhe të gjithë pretendentët për kandidat se ofrojmë dhe garantojmë të gjitha kushtet për një garë të ndershme, të pastër dhe mundësinë për të zgjedhur të lirë nga ndikimi politik dhe kriminal.

Pas tenativave të vazhdueshme të dështuara për të intimiduar, shantazhuar dhe kërcënuar anëtarët tanë dhe pasi vrapuan të dalin në foto me viktimën që sapo e kishin kërcënuar duke dështuar publikisht, sot Bashkia Tiranës doli hapur në përfshirjen e saj në këtë proces zgjedhor që i takon ekskluzivisht vetëm komunitetit të futbollit. Nëse deri pak orë më parë sulmonte për investime të munguara në infrastrukturën futbollistike të kryeqytetit, pas diskretitimit me fakte publike sot kryetari komunës që ndihet Superman dhe Sherlok Holms, në delirin e pushtetit u shfaq si Kryeministër, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, shef i Shërbimit Informativ Kombëtar, President i UEFA-s apo FIFA-s. Natyrshëm lind pyetja: nëse ka indicie, të dhëna, prova për kandidatët për garën në FSHF pse nuk i dërgon në organet ligjzbatuese por ndjek teknikën e shantazhit publik. Pse këto indicie, prova apo të dhëna ja ka fshehur drejtësisë duke kryer një vepër penale?

Bëhet e qartë se ky është një kërcënim i hapur për njerëzit e futbollit sepse provat depozitohen në organet ligjzbatuese dhe jo në media. Kjo ka për qëllim të vetëm krijimin e një klime tensioni në këtë garë. Ne nuk hyjmë në të tilla diskutime qesharake sepse ne jemi institucioni që kujdeset për futbollin shqiptar dhe jo për marrëdhëniet me OKB-në apo NASA-n që ka kontaktuar krye-komunari për ta bërë hetimin të duket galaktik.

Me cilin tagër Bashkia e Tiranës sillet si hetuesi e kohës së diktaturës ndërkohë që ajo ka për detyrë t’i shërbejë qytetarëve të këtij qyteti që po i betonizohet territori dhe po i zhduken fushat ku duhet të luajnë fëmijët?

Autogoli mediatik i Bashkisë së Tiranës vërteton ndërhyrjen e dënueshme të saj për të prishur zgjedhjet, të denoncuar nga federata. Ne jemi të sigurt se komuniteti i futbollit në vend do ta konsiderojë në pozicion “jashtë loje” sulmin e Bashkisë së Tiranës ndaj lirisë së zgjedhjeve dhe se nuk do të intimidohet fare nga abuzimet mediatike të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Përkundrazi, qetësisht do të shkojë në votime duke qenë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë të panegociueshme me asgjë. /Deklaratë për mediat e Federatës Shqiptare të Futbollit/

Post navigation

Previous: “20 vite korrupsion dhe shkelje në krye të FSHF”, Bashkia Tiranë kërkon hetim ndërkombëtar për Armand Dukën
Next: NGA FATMIR BASHLI – Ku i kemi fëmijët…erdhi kjo kohë kovidiane ti dëshirojmë për së gjalli në emigracion…

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.