S’ na ka faj as PD, as Berisha e as Meta që nuk dimë të reagojmë… Për aq kohë sa ne të kemi nevojë për partitë për të reaguar ndaj padrejtesive, hajnisë, korrupsionit të një qeverie nuk do arrijmë kurrë atë çka duam të jemi dhe të kemi!
Dolëm të zhgënjyer sepse nuk pati përplasje, rrëmuja, thyerje xhamash etj., etj.? Po pse na ndaloi kush ne të rrinim në shesh gjithë natën e gjithë ditën deri në rrëzimin e qeverisë? Pse, na penguan Berisha e Meta të reagonim siç donim dhe siç e ndjenim?
Dolem të zhgënjyer sepse na mbyt frika, e s’ jemi të zotët të kërkojmë të drejtat tona që na përkasin me Kushtetutë, të kemi të drejtë të jetojmë në vendin tonë, të mos vidhemi, të mos varfërohemi nga korrupsioni qeveritar, të jetojmë të lumtur me të gjithë anëtarët e familjes në votër!
S’ na e ka kush fajin që nuk dimë, s’ duam, s’ guxojmë t’ i dalim zot të drejtave tona. Kur të vendosim të bëhemi sovran të vetes e të vendit atëherë Shqipëria do ketë shpresë! /Nga Eliona KODRA SHKRELI, publikuar në Facebbok/