Ndërsa Partia Demokratike vijon me primaret dhe me problemet e brendshme, Partia Socialiste vijon përzgjedhjen e kandidatlve të mundshëm për zgjedhjet vendore të 14 maj 2023.
Të deleguarit e Kryesisë së PSSH- së vijojnë takimet dhe testimet e emrave të ndryshëm, të cilëve do tu besohet kandidimi për qeverisjen vendore, nga viti 2019- ë, e ngjyrosur rozë në të gjithë vendin, me përjashtim të Bashkisë së Shkodrës.
Ndërkohë, në 5 bashkitë e qarkut Shkodër, procesi i përzgjedhjes së emrave duket se shtë përfunduar tashmë. Emrat do të jenë tagër i Kryesisë së PSSH- së, ku ndikim parësor do të kenë të deleguarit sipas qarqeve, në rastin e Shkodrës, Elisa Spiropali.
Pa emërimit si i deleguar politik për bashkinë e Shkodrës, duket se Benet Beci është një hap larg kandidimit në bastionin e Partisë Demokratike që sot drejtohet nga demokrati Bardh Spahia.
Në Bashkinë Malësi e Madhe, siç edhe në ato të Pukës dhe Fushë Arrëzit, PS po shkon drejt konfirmimit të kandidatëve, kryetarëve që drejtojnë sot qeverisjen vendore në këto territore. Tonin Marina, Gjon Gjonaj dhe Fran Tuci po futen në garë për mandatin e tretë e të fundit radhazi, nëse rizgjidhen. Tre mandate është maksimumi që ata mund të pretendojnë.
Në bashkinë Vau Dejës është tashmë e sigurtë se Mark babani, për arsyet e veta, nuk do të rikandidojë. Emri i Kristjan Shkrelit, aktualisht nënkryetar bashkie dhe kryetar i PS- së, është emri më i mundshëm si kandidat. /ShkodraWeb/