Ka dhënë dorëheqjen nga mandati po është akoma deputete e Kuvendit sipas ligjit dhe rregullave të parlamentit. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Grida Dumen të nisë anventurën në Top Channel me emisionin “Top Story”.
Ndodh për herë të parë në Shqipëri diçka e tillë, ndoshta edhe për herë të fundit. Një deputete e djathtë që në një studio televizive i kërkon llogari kolegëve, atyre të mazhorancës apo edhe të opozitës, jashtë sallës së Kuvendit. Në emisionin e parë, Ervin Bushatit dhe Oerd Bylykbashit.
“Nora e Kelmendit”, siç e cilësoi edhe Berisha, me gjasë nis një rrugëtim si gazetare apo moderatore por nuk do të jetë e largët dita kur do të jetë edhe drejtuese e Top Channel. Shembulli pikërisht nga ky televizion vjen me emrin e Ben Blushit, edhe ai nga radhët e politikës, jo deputet, në të njëjtën media.
Është një simbiozë e çuditshme, kalimi nga politika në media. Sigurisht jo në emër të pasionit apo profesionit. Në rastin e Grida Dumës, bëhet fjalë për një ofertë të parezistueshme financiare. A po pastrohet politika, e cila tashmë nuk po pasuron më si dikur? Apo kjo vlen vetëm për deputetët e opozitës?