NGA ALFONS GRISHAJ – Amerika dhe ekuacion i vështirë i zgjedhjeve…

Ëndrra e të gjithë të shtypurve në botë ka qenë dhe është Amerika. Modeli i demokracisë dhe i kapitalizmit ku paguhet djersa dhe rritet oportuniteti. Çdonjeri ka mundësinë të ndriçojë dhe përparojë, veçanërisht të lindurit në këtë vend. Ata mund të bëhen milionerë, Kongresmenë, Senatorë, biles dhe Presidentë, siç u bë Obama etj.


Por, çfarë po ndodh tani? Konglomerati i dobët po fiton terren. Raportet e demokracisë amerikane po dobësohen deri në atë shkallë sa krijuesit e USA, baballarët e Kombit të diskutohen të denjë apo të padenjë.

Ballafaqimi i Amerikës me një “kulturë” tjetër… atë të botës se tretë është më i dhimbshmi. Ky shtet gjigand…, ku pasqyrohet në mënyrë perfekte regresi dhe progresi, e drejta dhe detyra, pasuria dhe varfëria, shteti ligjor dhe demokracia, dëshira dhe vullneti, oportuniteti dhe dekandenca, ekzistencializmi dhe imperializmi, novacioni dhe politika, lakuriqësia dhe ekscentrizmi etj…, nuk është ballafaquar ndonjëherë me fenomenin e vjedhjes së votës në mënyrë masive, siç theksova më lart, fenomen i përhapur në botën e tretë. Në Michigan ndriti një softwere ku ndryshoi njëherësh 6000 mijë vota në favor të Biden dhe po ky softwere është përdorur në 47 County të tjerë në Michigan. Ky softwere a thua është përdorur dhe në shtetet e tjera të Amerikës? Një fenomen tjetër i pangjarë më parë, pala demokrate maskon dritaret dhe nuk lejon oponentët të marrin pjesë në numërimin e votave. Këto fenomene kanë ndodhur dhe ndodhin ende në botën e tretë dhe fatkeqësisht dhe në Shqipërinë tonë, por nuk e kisha menduar asnjëherë se do e përjetoja një dramë të tillë në Amerikë.

Brezat patriotë që e ndritën Partinë Demokratike të Amerikës po shuhen. JF Kennedy (Demokrat) dhe vëllai i tij Bob Kennedy, akuzuan lëvizjen sindikale të Xhimmi Hoffa (president i (IBT), si komuniste, duke e burgosur Xhimin. Çifti Rosenberg u vu në karrige si agjentë të komunizmit…

Tani lëvizja “Antifa” shkatërron…, demokratët pranojnë para prej komunistëve kinezë etj. dhe askush nuk i vë në karrige elektrike. Financojnë Iranin (gjoja në bazë të marrveshjes…) askush nuk i quan tradhëtarë. Udhëheqësit e PD flasin për Socializëm dhe flamuri amerikan shkelet nga laskarë me bluza të Çhe Guevara-s, dhe askush nuk i thotë gjë, biles, media liberale i bën jehonë… Osana! Ndryshe me Trump , ku që nga dita që erdhi në pushtet e deri më sot, çfarë nuk u sajua nga media e majtë, teori konspirative deri në tradhëti.

Mbështet ShkodraWeb Media

Partia Demokratike që njihej si luftëtare e klasës së mesme dhe të varfër, e lirisë dhe të drejtave të njeriut ka vdekur. Tani është një parti tjetër… globaliste, e cila nuk e ka për asgjë që ta rreshtojë Amerikën në listën inferiore të shkollës globale, ku njeriu do të kontrollohet nga çobanët e klanit, mbase nesër… dhe me një chip në qafë, shpatull apo gjetkë… alarm i dhënë dhe nga Arqipeshkëvi Carlo Maria Vigano …

Kurse Republikanët, me ardhjen e Trump, pësuan një ndryshim thelbësor: kjo parti ndërroi vendet me PD-në e Amerikës, pra PR u bë më e afërt me klasën e mesme dhe të varfërit duke përfshirë dhe pakicat legjitime. Nacionalizmi amerikan u bë imperativ çka ndryshoi dhe prishi rregullat e ngurta të diplomacisë botërore. Tasi magjik i globalizmit (praktikë e Obamës dhe klanit të tij) pothuajse u boshatis. Zoti u riftua në tryezat e çdo besimi, duke fituar lavdinë e vet. Familja u vendos në plan të parë, duke denoncuar foshnjet e vrara nga frymëzimi liberal se nënat mund të bëjnë çdo gjë me barkun e vet, duke harruar se ato u lindën po nga nënat dhe jo nga makina e propagandës së djallit.

Ekonomia u rrit në mënyrë galopante. Amerikanët (përveç pederave të klasës liberale, Sorosianëve, klasës tradicionale demokrate që ende nuk e kuptojnë shkarjen e partisë tyre, Bushëve e rrushëve), ishin të lumtur deri në momentin e Kovid 19, një virus i zgjuar që ndëshkon pamëshirë. Faji i Kovid iu faturua Presidentit Trump, si i paaftë për t’a vënë situatën nën kontroll. Një turp i paparë! Në të gjithë botën Kovid 19, bëri atë që bëri dhe në Amerikë. Sipas statistikave në Amerikë, ndërrojnë jetë mbi 200, 000 mijë persona nga flu season dhe askush nuk e bën të madhe, pse duhet pompuar Kovid 19 kaq shumë, kur e keqja e një virusi më të rrezikshëm do t’i trokasë botës… dhe mbase do fshijë nga faqja e dheut një të tretën e popullsisë në botë?! Spanish flu vrau mbi 50 milionë njërëz dhe askush nuk u gjykua, sepse “shuplaka e Zotit” nuk gjykohet! Në raste të tilla, njerëzit pa karakter, dhe nëse nuk ka faj dhe fajtorë… e ndërtojnë atë! Natyrën dhe Zotin e bëjnë njeri dhe sëmundjen produkt të qëllimit.

Fitorja i “buzëqeshi” (me forcën e manipulimit , but not yet!) Biden, dhe ky një mik i shqiptarëve, por i tjetërsuar…, mbase nga mosha, mbase nga etja për t’u bërë President, mbase nga klani global? Pas kësaj (qofsha i gabuar në parshikimin tim), Amerika dhe amerikanët do të pësojnë një goditje të gjithanshme: gazi dhe nafta do të rritet në 4-6 dollarë. Ushqimet do bëhen më të shtrenjta, bursat do të pësojnë rënie, dollari amerikan do të zhvleftësohet, politika do të pësojë një impakt, mbase dhe inferior. Mbase Dardania dhe udhëheqësit e saj do lundrojnë në ujëra të turbullta. Përkrahja ndaj kauzës do fillojë të zbehet. Shqipëria si gjithnjë do mbijetojë falë shpirtit luftarak dhe oportunizmit klasik, por bota dhe Amerika nuk do jenë kurrë më të njëjtë! Realiteti dhe zhgënjimi do e zhvleftësojë shpejt entuziazmin frenetik. /Nga Alfons GRISHAJ/

ShkodraWeb Channel