Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NEGOCIATAT ME GREQINË/ Nano: Rama e Meta, si macja me miun, presidenti bëri një gabim, por…

ShkodraWeb 22 February, 2018
metaRama

Nga Mustafa NANO

Në datën 15 prill të vitit 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka marrë një vendim, që do të mbetet gjatë në memorien institucionale të shtetit shqiptar. Ajo e shfuqizoi (saktësisht, e konsideroi të papajtueshme me kushtetutën) marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë e Greqisë mbi kufirin detar. Dhe me këtë, i riktheu negociatat për këtë çështje në pikën zero.

Ishte një vendim i drejtë? Nuk ka një dakordësi mbi këtë çështje. Disa thonë se vendimi ishte i gabuar, e disa të tjerë se vendimi ishte i drejtë (një pjesë prej këtyre të fundit, nuk kanë ngurruar ta cilësojnë këtë vendim si patriotik e historik). Por kjo nuk duket se ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që ai vendim nuk mund të diskutohet (si çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese). Në fakt, askush nuk e ka diskutuar. As qeveria e kohës nuk e vuri në diskutim. Madje, edhe komentet mbi të ishin të rralla. Të gjithë mbajtën shënim atë që ndodhi, dhe kaq. Dhe kjo është një gjë e mirë.

Por të gjithë i jemi rikthyer atij vendimi, teksa qeveria shqiptare është duke negociuar një marrëveshje të re me Greqinë. Dhe në këtë mes po vihet re një tentativë për t’i reduktuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese vetëm të lidhura me transparencën e munguar. Në fakt, nuk është kështu. Vërejtjet ishin të shumta, e në thelb të çonin te përfundimi se ajo ishte një marrëveshje e gabuar. Lihet të nënkuptohet se pala shqiptare ka qenë shumë e shkujdesur dhe e papërgatitur në negociatat e bëra (shih pikat 82.1-82.5). Dhe Shqipëria, sipas këtij vendimi, ka dalë e humbur prej asaj marrëveshjeje.

Por ky është një diskutim që i përket së shkuarës. Nuk ka kuptim ta rihapësh. Jo për gjë, por tani jemi edhe në rrethanat që marrëveshja po rinegociohet, ku gjëja e parë që duhet të kërkojmë është të mos përsëriten gabimet e bëra. Dhe qeveria “Rama” nuk na ka borxh vetëm kaq. Ajo na ka borxh që të sillet ashtu si ajo (kur ishte në opozitë) do donte që të sillej qeveria “Berisha”, gjë që del nga ankimimi i bërë prej saj në Gjykatën Kushtetuese.

Po ju risjell në vëmendje dy objeksione të Partisë Socialiste në vitin 2009 (të tjerat janë të natyrës teknike, që duhen patur parasysh nga negociatorët teknikë): 1. Mungon plotfuqia nga ana e Presidentit të Republikës për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes objekt shqyrtimi; 2. Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës; qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit.

Plotfuqia e Presidentit sapo iu kërkua Metës. Mirëpo, ky i fundit ende nuk e ka dhënë. Ngaqë është me mendimin se mungon transparenca, apo thënë me fjalët e PS-së së vitit 2009, ngaqë “negocimi dhe hartimi i marrëveshjes po kryhet në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës; qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit”.

Mund t’i themi çfarë të duam Metës sot, mund t’i kujtojmë se mund t’i hapte sytë në kohën që marrëveshja e parë u negociua dhe u nënshkrua, mund ta padisim publikisht për këtë nonchalancetë asaj kohe, mund ta quajmë njësoj fajtor me Berishën, mund t’i themi ç’të duam, mirëpo nuk është vendi për këtë diskutim.

Ne jemi tani në valën e negociatave me grekët, dhe vëmendjen duhet ta mbajmë të ngrehur shí në këtë pikë, në mënyrë që të mbrojmë interesin kombëtar e të mos bëhemi gazi i botës (një konflikt i brendshëm mbi këtë argument, do na bënte gazin e botës). Dhe kërkesa e Metës është e drejtë. Ky i fundit mund të niset nga motivimet më të liga në kërkesën e vet, por e njëjta kërkesë është edhe e imja. Besoj edhe juaja. Ne kemi nevojë për transparencë.

Të kuptohemi, me transparencë nuk kuptohet që të na thuhet çdo gjë. Jo, ka shumë gjëra që nuk mund e nuk duhet të thuhen gjatë negociatave të këtij lloji, në mënyrë që të mos komprometohet ecuria e integriteti i tyre. Por ne nuk kemi pse të mos dimë se cilët janë anëtarët e grupit negociator, se cilët janë ata që kanë barrën politike e teknike në këtë çështje, që është e ngarkuar, jo për faj të tyre, me përthyerje, ngjyrime e simbolika të llojllojshme.

Nuk kemi pse të mos dimë edhe detaje me interes publik nga negociatat (kjo gjë kërkohej edhe nga Gjykata kushtetuese në vendimin e vitit 2010). Në fund të fundit, duam të sigurohemi që grupi negociator të mos marrë rolin e një noteri, të cilit thjesht i mbetet të firmosë e vulosë atë që në tryeza të tjera kanë vendosur, mbi kritere të konveniencës politike, Rama me Ciprasin, apo Bushati me Kociasin. Ç’është më e rëndësishmja, këtu nuk flitet vetëm për kufirin detar.

Flitet për një marrëveshje shumë komplekse, me anë të së cilës synohet të hidhet pas shpine një histori e tërë dyshimesh, pikëpyetjesh, keqkuptimesh, mospajtimesh, pabesish, goditjesh poshtë brezit, etj. Kështu që ka sa të duash vend për transparencë. Mirëpo, në vend të transparencës, neve na jepet lajmi se negociatat janë mbyllur, se palët janë marrë vesh për të gjitha, se pritet që Ciprasi të vijë në Tiranë.

Meta pra ka të drejtë në kërkesën e vet. Por ai ka bërë një gabim në këtë histori dhe, me sa duket, këto gabimet me publikime letrash i paska huq. Të njëjtin gabim (që ishte më i rëndë, në fakt) bëri edhe me atë letrën që ai i dërgoi Presidentit amerikan, me anën e së cilës e garantonte atë se, pavarësisht qeverisë antiamerikane të Shqipërisë, amerikanët kishin në Tiranë një njeriun e tyre, d.m.th. Metën!!!!

Ajo letër ishte nga ato gjeste që e bëjnë një shtet qesharak. Edhe vendimi për të publikuar letrën e Presidencës dërguar Ministrisë për Europën dhe për Punët e Jashtme mund të futet pa frikë në listën e gjesteve që e nxjerrin shtetin shqiptar në një dritë qesharake. Përmbajtja e letrës është ok, por publikimi i saj është i pakuptueshëm, dhe bëhet qartazi në funksion të lojërave politike të Metës. Ajo letër duhej të mbetej pjesë e komunikimit zyrtar midis dy institucioneve të shtetit shqiptar, Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme.

Meta, në rrethanën më të skajshme, mund ta nxirrte, si pa dashje lajmin (siç bëjnë të gjithë, në të gjithë botën), se Presidenti i kish dërguar një letër Ministrit të Jashtëm, në të cilën i kërkonte atij transparencë, dhe kjo do të ishte e dobishme, kjo do të hapte një debat publik të nevojshëm, por publikimi i saj i plotë, pikë për pikë e germë për germë, nuk i bën asnjë shërbim kësaj çështjeje, përkundrazi, çalltisja për ta bërë këtë publikim na thotë veç një gjë: Rama e Meta vijojnë të shkojnë si macja me miun.

Dhe ky ishte qëllimi i letrës. Mirëpo ky është një lajm i vjetër. Që nuk i duhet kujt. Neve na duhet tjetër gjë, na duhet një marrëveshje e mirë dhe e drejtë me grekët, në mënyrë që të zgjidhim rebusin e marrëdhënieve të koklavitura Shqipëri-Greqi. /MAPO/

Post navigation

Previous: Vrasjet në shkolla, presidenti Trump: Të armatosen mësuesit, s’ka më vend për maniakët
Next: Opozita kërkoi interpelancë me kryeministri Rama për skemën e ndihmës ekonomike, Kuvendi i shtyn ne mars

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.