Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Prokurorja e Përgjithshme po përdoret politikisht për të goditur opozitën

ShkodraWeb 20 February, 2018
erlMurati

Nga Erl MURATI

Sot, prokuroria ka arrestuar dhe i ka bllokuar pasaportën, kreut të bashkisë, Rrogozhinë, përfaqësues i PDIU-së. Përtej faktit, ka një koinçidencë:

Të gjithë viktimat e “drejtësisë së re” janë ose ish-zyrtarë të PD, ose të LSI, ose të PDIU e kështu me radhë. Po mirë, partia kryesore qeverisëse a ka ndonjë përgjegjësi për korrupsionin në vend?
Çfarë ka zbuluar “drejtësia e re”, që populli demokrat, çam dhe LSI-ist është i korruptuar, ndërsa populli socialist është i ndershëm?

Më e keqe se një drejtësi që nuk vepron, është një drejtësi që vepron për të burgosur apo thjesht kërcënuar kundërshtarët e pushtetit.

Më i keq se një organ hetimi që premton çdo shtator, është një organ hetimi që si prokuroria e qëmotit dhe Qoftëlargut, përdoret për luftë dhe asgjësim të kundërshtarit të pushtetit.

Unë nuk e di për çfarë janë përgjegjës zyrtarët e arrestuar deri tani, por di që ata nuk janë përgjegjës për:
1. kanabizimin e frikshëm të vendit,
2. mungesën e ilaçeve për të sëmurët nëpër spitale,
3. emërimin e kryebashkiakëve të dënuar për përdhunim në grup,
4. lejet e paligjshme të ndërtimit në qytetin e Vlorës, 5. lidhjen e zyrtarëve lokalë me bandat kriminale në Elbasan, etj.

Numrat rendorë të kësaj liste mund të kapin 3 shifrat.

Thjesht, ajo që pritej ndodhi. Prokurorja e Përgjithshme e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese po përdoret politikisht për të goditur jo pushtetin, por opozitën. Para se të zgjidhej zonja Marku thashë diku se kryeprokurorin nuk duhet ta zgjedhë qeveria, sepse kryeprokurori duhet të hetojë pikërisht ekzekutivin, pra pushtetin.

“Kë do të hetojë një prokuror i emëruar nga qeveria, korrupsionin e kujt do të dënojë, të “Librës” së Blushit apo “Zgjidhjes” së Kokëdhimës”, pyeta me shaka në dhjetor. Në shkurt, kjo nuk tingëllon më një shaka.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Bayern shkatërron Beshiktashin, “manita” gjermane për turqit në Bavari
Next: HOROSKOPI/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e merkurë 21 shkurt 2018

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.