Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

27 mësimet që nxora në 27 vjet!

ShkodraWeb 22 February, 2018
causholliArlinda

Nga Arlinda ÇAUSHOLLI

Më pëlqejnë bilancet. Mbase ngaqë jam bijë financieri dhe shumë të aftë, do të shtoja. Por nuk i thaj fare bilancet numerike. Nuk kam qenë asnjëherë e mirë me to, edhe pse bota e sotme rrotullohet rreth shifrave. Mendja ime hyn në rezonancë më shpejt me gjërat që nuk duken sesa ato që duken. E sigurisht, për mua ky është disi problem, meqë jetojmë në epokën e konceptit “çdo njeri e ka një çmim”.

27 vjet më parë Shqipëria do të hynte në fazën e rrëzimit të saj, ose në fazën e ringritjes, ose në fazën e çoroditjes në lumin e lirisë që nuk e kishte njohur, dhe kur nuk e njeh, nuk di ta vlerësosh e as çka të bësh me të. Ata ish-bllokmenë që e njihnin, morën timonin e padukshëm – kështu më dukej mua – dhe nisën të lundronin duke i përdorur dylbitë vetëm ata. Të tjerët, kishin veshur veç shpresën e mllefin, e varfërinë.

Destinacioni thonin ishte Europa.

Cilat janë mësimet që unë nxorra në 27 vjet me një aftësi vrojtimi mbi mesataren dhe dashamirësinë njerëzore për një vend, dashuria e të cilit do ta na rriste edhe ne?

1 – Asgjë nuk ta mbush zemrën më tepër se sa idealet dhe shpresa për liri e një populli të tërë.

2 – Prona është e shenjtë. Një shtet i drejtë nuk ndërtohet mbi një ligj të zhdrejtë që tjetërsoi pronarët dhe u zhveshi dinjitetin. Tentoi të paktën.

3 – Për tre breza, ish-blloku duhej të kalonte në periferinë e vendimmarrjes së shtetit. Edhe Bathorja mund të qëndronte si banesë. Metaforikisht gjithmonë.

4 – Zhvillimi shkon ku shkon rruga. Në vitet ’90, sikur rrugët të jepeshin me koncension, pas 10 ose 15 viteve do të merreshin mbrapsht të rregulluara dhe sistemuara. Dyndja sociale dhe përplasja e qytetit me fshatin nuk do ishte kaq agresive dhe njerëzit do ta kishin më të lehtë tranzicionin.

5 – Mësuesit dhe mjekët duhet të gjendeshin nëpër zonat e thella, për një shërbim të detyruar trevjeçar. Ku është shkolla dhe spitali, është qetësia e qytetarit. Rrogat më të larta: kësaj kategorie.

6 – Interesi kombëtar mbi interesin vetjak.

7 – Rri i përulur kur qeveris. Edhe kur qeveris një zonë parkimi.

8 – Shteti duhet të ketë prioritet mbështetjen për kategoritë më të pamundura të shoqërisë.

9 – Mos vidh sepse thahesh.

10 – Mos u bëj vulgar, sepse çdo vulgaritet të shkon në qafë duke e trashur atë më tepër

se ç’duhet.

11 – Rri me këmbë për tokë dhe me pasqyrë me vete.

12 – Mos u shit. Rri njeri i lirë. Nuk ka gjë më të jashtëzakonshme se gjumi në një jastëk

të bardhë ku qëndisen mrekullisht fjalët “rroftë liria”

13 – Ndonëse nuk është koha e njerëzve të mirë, është gjithmonë koha për të mos u

dorëzuar për ta gjetur të mirën. E gjen nëse e kërkon.

14. – Leku nuk është gjithçka.

15 – Integriteti duhet të futet si lëndë nëpër shkolla. Bashkë më komunikimin bazë

njerëzor.

16 – Jepi zë prodhimeve vendase. Vër embargo për pataten gjermane apo greke.

Patatja e Kukësit është fenomenale.

17 – Megjithë nepsin dhe etjen për para kur je në një karrige pushteti, mendo edhe pak

për të ardhmen e përbashkët. Lavatriçet apo betonierat nuk i merr dot me vete në botën

tjetër.

18 – Kosha, kosha, kosha. Edukimi i fëmijëve dhe vetvetes, me pastërtinë e qytetit është

i domosdoshëm. Shtëpitë e pastra, parqet e ndotura nuk janë simbiozë normale.

19 – Hapësirë të rinjve në çdo gjë. Kurajo, nxitje, entuziazëm. Energji, kreativitet. Kush

kujdeset për të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve, apo për fëmijët pa prindër duhet t’i njihet si shkollë apo si praktikë.

20 – Burokracia është dështimi më i madh i një shteti. Burokracia në vetvete është mur, rregulli praktik është urë.

21 – Llogaria me vetveten apo ndërgjegjen është përplasja më e ashpër që shqiptarët që do të kenë herët a vonë. Lum ai që ka mbajtur pasqyrën e pastër e pa njolla.

22 – Heronjtë që dhanë jetën për lirinë nuk harrohen dhe duhet të mësohen.

23 – Historianët duhet të shkruajnë historinë se asgjë nuk po kujtohet, veç turravrapit pas parasë dhe pushtetit.

24 – Të ndihmojmë kur mundemi dhe ku mundemi. Ta hedhim në det, do na kthehet në

kripë. Fokus artistëve. Arti zbut dërrmimin e një shoqërie.

25 – Nuk ka forcë më të madhe se forca e dashurisë.

26 – Ta hapim mendjen e zemrën sepse do shohim më larg.

27 – Lista është për ata që janë më të rinj se unë.

Post navigation

Previous: Kolegët e Apelit lënë në burg ish- kolegun, gjyqtarit Shkëlqim Miri i refuzohet kërkesa e bërë
Next: Vllaznia U-19 shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë, shpartallon Shkëndinë në finalen e Elbasanit

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.