Urdhrat e mbrojtjes lëshohen zakonisht për gratë që kanë probleme sigurie nga burrat apo ish- bashkëshortët. Por ka edhe raste të veçanta, sporadike si ky që raportohet në Shkodër. Uniformat blu njëftojnë në komunikatën e policisë tregon për një 46- vjeçar nga Shkodra, të cilit i është plotësuar kërkesë- padia për urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Kjo, pasi që ish- bashkëshortja ia ka bërë jetën të pamundur. Madje, policia thotë se 37- vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
“Më datë 18.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin B.T., vjeç 46, banues në Shkodër, pasi ish-bashkëshortja e tij A.T. (M.), vjeçe 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shkodrës.