Një këngëtar i njohur i operës në Kinë është censuruar nga autoritetet, pasi ka një ngjashmëri të habitshme me Presidentin kinez Xi Jinping. Liu Keqing, 63-vjeç, ka parë shumë herë llogaritë e tij në rrjetet sociale të mbyllura, pasi “shkel pamjen e liderit”.
Kina është kritikuar për mbrojtjen me obsesion të imazhit të Presidentit Xi, ndërsa vendi ka ndaluar më parë Winie Pooh, pasi përdoruesit e internetit krahasuan atë me ariun e dashur në meme.
Ka qenë vetë baritoni kinez ai që ka evidentuar censurimin qe i bëhet llogarive të tij në rrjete sociale, ku tha se profili i tij ishte fshirë tre herë. Ai tha se profilet i ishin fshirë pasi foto e tij e profilit, ngjasonte me ato të Presidentit.