NDODH EDHE KËSHTU/ Al Bano në “listën e zezë” të Ukrainës: Ka simpati të mes tij dhe presidentit Putin të Rusisë…

Ministria e Kulturës ukrainase ka vendosur edhe Albano Carrisi (Al Bano) në listën e njerëzve që i konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare. Lista e zezë është përpiluar dhe përditësuar nga ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, të Shërbimeve Sekrete dhe të Këshillit të Radiove dhe Televizioneve kombëtare.

Në listën e zezë tani janë 147 persona. Lajmin e bën të ditur interfax.

Al Bano dhe Romina Power në vitet 80 dhe 90 ishin shumë të famshëm edhe në Bashkimin Sovjetik. Këngëtari puljez nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për presidentin rus Vladimir Putin. ’E kam takuar tre herë-ka thënë ai në një intervistë- në vitin 1986, gjatë një turneu në Rusi, bëra 18 koncerte në Leningrad dhe 18 në Moskë. Në një prej këtyre koncerteve prezent edhe presidenti rus, në atë kohë shef i Kgb.

Një ditë më pas ai erdhi në hotel dhe më uroi. Më pas në 2004 kam kënduar në Kremlin për vitin e ri. Në të njëjtën tavoline ishte Putin dhe familja e tij dhe Boris Jeltsin me familjen. Në nëntorin e kaluar, në festën e Kgb, shumë këngëtar mes të cilëve edhe unë kënduam secili nga dy këngë’. Simpatia e ndërsjelltë mes Carrisi dhe Putin ka sjellë këtë vendim drastik nga ana e Ukrainës.

Loading...