Një shqiptar është gjetur i vdêkûr në qelinë e tij në një nga burgjet greke. I ndjéri është një 36 vjeçar, i cili ishte i burgosur në burgun e Trikallas, ndërsa portale lokale shkruajnë se ai u rrezua papritur mbrëmjen e shkuar duke humbur jetën.
Një autoambulancë e transportoi atë drejt spitalit të Trikallas, por mjekët nuk patën se çfarë të bënin përveç se të konfirmonin vdêkjen e tij.
Gazeta greke “Protothema” shkruan se vdêkja e të burgosurit ka të ngjarë të jetë për shkaqe patologjike. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcakojë qartë shkaqet.