Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i jetëve të humbura nga korona virusi në Itali.
Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në shtetin tonë fqinj, 165 persona.
Numri total i vîktimave nga virusi i frikshëm në Itali deri tani është 30 560 individë.
Numri i të prekurve me korona virus në të gjithë Italinë deri tashmë ka shkuar në 219 070 persona.
Numri total i të prekurve në mbarë botën është gati 4.2 milionë persona, kurse të vdêkurit nga korona virusi janë mbi 281 mijë njerëz.