Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Alma nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor”, flet mjeku Gjon Preçi që lëshoi recetën

ShkodraWeb 8 May, 2024
gjon preci per alma arrazin 2024

Alma Arrazi, e cila i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj duke u hedhur në lumin Buna, nuk vuante nga probleme kronike të shëndetit mendor, ashtu siç pretendojnë bashkëshorti Erdgys Arrazi dhe familjarët e tij.

Neuropsikiatri, Gjon Preçi, shef shërbimi i psikiatrisë komunitare Shkodër ka deklaruar se “Alma nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor”.

Ai shprehet se 39-vjeçarja ka marrë një shërbim për një problem të caktuar ‘siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor’.

“Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam patur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë patur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi.

Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka patur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik. Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet ti fshihet dokumentacioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizimit në shoqëri ku mund ti thonë ik se je i marrë, apo e marrë. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentohen në gjithë botën dhe kjo është statistikë.

Ne i regjistrojmë në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë. Kam patur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje”, ka treguar mjeku psikiater.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 maj 2024…
Artikull pasardhës: Pse policia e Shkodrës nuk merr përsipër shoqërimin e Erdgys Arrazit në varrimin e fëmijëve të tij…?!

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.