Klubet e Kategorisë Superiore ose Superligës shqiptare, i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ku i kanë kërkuar plotësimin e kërkesave pas mbledhjes së fundit të Ligës Profesioniste me FSHF-në.
Pas bojkotimit të sezonit të ri, 10 klubet e Kategorisë Superiore i bëjnë thirrje kreut të qeverisë të përmbushë:
1.Ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve
2. Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%
3.Faljen e gjobave dhe kamatvonesave
4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.