Prej disa ditësh, si shumë të tjerë, edhe ShkodraWeb Media është bërë platformë e përhapjes sa më shumë të mesazheve të ndihmës për mësuesin 37 vjeçar Fatjon Sulejmani. Ai është në karrike elektrike me rrota nga dhjetori 2019, pa mundur ti gëzohet fëmijëve, bashkëshortes, të afërmëve e miqve, jetës…
Ai e ka të nevojshme të kurohet jashtë shteti, në Gjermani. Sëmundja e tij e rrallë, gradualisht rrezikon ti marrë edhe jetën. Këto ditë, janë të shumtë njerëzit vullnetmirë, që kanë dhënë kontributin e tyre me sa kanë mundur. Falë shpirtit human, janë mbledhur rreth 16.000 euro por nevojiten 19.500 euro për ti dhënë një mundësi për të jetuar Fatjonit. Duhen edhe rreth 3.500 euro për të arritur qëllimin tonë të përbashkët. Kemi thënë e themi të gjithë shumë fjalë, por askush nuk mund të jetë më e vertetë se Brilanda, bashkëshortja e Fatjonit. Më poshtë, një letër e hapur për të gjithë, për të kuptuar më mirë atë që po përjeton kjo familje e re prej një viti.
Ky është bashkëshorti im, Fatjoni dhe dy engjëjt tonë, Eden 5 vjeç dhe Dania 10 muajshe. Familja jonë e re perjeton prej një viti sëmundjen e bashkëshortit tim 37 vjeçar. Kjo sëmundje është shfaqur pas heqjes së një fistule. Një muaj më pas, nuk arrinte të ecte si më parë, të fliste normalisht dhe të komandonte muskujt. Shkuam tek një neurolog në mars 2019, për një test muskulor dhe sipas rezonancës magnetike rezultoi një sëmundje e rradhë e mononeuronit.
Nuk ekziston një ilaç, mund të jetojë sipas mjekëve, edhe 3-5 vjet, deri sa mushkëritë e tij t’ia mundësojnë (edhe sot, akoma nuk njihen shkaqet). Nuk donim ta besonim, bashkëshorti im ishte i tronditur, i’u desh të heqë dorë nga gjithçka, nga puna e tij si mësues, nga miqtë e tij dhe u mbyll në vetvete dhe po përgatitet për më të keqen. Djali ynë na pyet se përse babai nuk luan? Eden shkon tek Fatjoni duke kërkuar ta përqafojë dhe Fatjoni rrëzohet. Fatkeqësisht, Fatjoni ka humbur ekulibrin. Eden është një fëmijë shumë i shkathët, gjithmonë ka luajtur me babanë e tij. Sot është edhe vajza jonë, Dania, që është një gëzim për ne. Fatjoni e sheh dhe qan. Ai më thotë: Nuk do të shoh ëngjëllin tim të rritet. Eden më pëshpërit në vesh: Do të luaj me babanë sapo të shërohet, vertetë?
Fatjoni është në karrige elektrike me rrota nga dhjetori 2019. Nuk mund të përdorë duart e tij, e vesh unë, e ushqej unë dhe sot, i duhet ndihmë edhe në banjo. Tani mund të bëjë vetëm disa hapa deri në shtrat, me mbështetjen tek unë. Pallati ynë nuk kishte ashensor, kështu që u detyruam ta shesim dhe të blejmë një tjetër.
Për të mundësuar ndërhyrje jashtë vendit, sepse këtu në Shqipëri nuk ka laboratore të specializuara ose aparatura të ngjashme, ne duhet të udhëtojmë dhe çdo herë ka një kosto të shtuar (kemi qenë në Zvicër, Itali dhe në fund në Gjermani). Fatjoni merr çdo ditë 13 suplemente vitaminash, aminoacide dhe vendi znë nuk i mbulon kostot. Kursimet tona nuk kanë mjaftuar në mes udhëtimeve, ilaçeve etj., dhe pagesa mujore e paaftësisë së Fatjonit është qesharake, merr vetëm 180 euro në muaj, për këtë u detyruam të marrim një kredi bankare.
Një klinikë private “Anova a Offenbach”, në Gjermani, kërkon 19.500 euro për një terapi eksperimentale me qeliza staminale. Kjo terapi mund ta ndihmojë të fitojë pak kohë, jo ta shërojë (çdo ditë atij i vdésin qeliza nervore dhe kjo e çon drejt vdèkjés). Duke shpresuar që ndërkohë, të zbulohet një ilaç.
Ju lutem, na ndihmoni me atë që mundeni.
Ju jemi mirënjohës për çdo ndihmë sado të vogël.
Pas këtyre fjalëve, vështisë se mund të shkruhet më shumë. Thjeshtë po përsërisim edhe ne thirrjen për ndihmë, duke iu vënë në dispozicion adresat se ku mund të jepni kontributin tuaj për Fatjonin 37 vjeçar, për fëmijët e tij Eden dhe Dania, sigurisht edhe bashkëshorten Brunilda që po përpiqet me të gjitha format e mënyrat për të ndihmuar shokun e jetës në këtë situatë të vështirë, por që të gjithë bashkë mund t’ia lehtësojmë!
Te dhenat bankare: Brilanda Sulejmani
Raiffeisen llogaria ne Euro: 0003938987
IBAN: AL93202510020000000003938987
Raffeisen Llogaria ne leke(All). 3601938987
IBAN: AL91202510190000003601938987
Llogaria në GoFundMe për të ndihmuar me sa keni mundësi, klikoni KËTU