Prej disa javësh, publikisht, kantautori i njohur shkodran Frederik Ndoci, është rreshtuar në mbështetje të kandidatit Benet Beci për kryetar i Bashkisë Shkodër.
Disa haerë, përmes publikimeve në Facebook, Ndoci është përpjekur të argumentojë pozicionimin e tij, duke folur për interesa të Shkodrës, zhvillimin, mbështetjen e saj me investime.
Ditën e sotme, Ndoci ka shpërndarë një tjetër postim, ku në formën e bashkëbisedimit me një person, ka konfirmuar mbështetjen e tij për kandidatin Benet Beci sërish.
“Më tha njeni me za të lehtë, “Rrik në 1450 na ka ik Zoja e Shkodrës. Me 1944 na ka ik edhe Zoti”. Mos u mërzit e çoje zanin se me 15 maj ke me e pa e me e prekë bekimin e Zotit.”, shkruan Frederik Ndoci.
I njohur për bindjen e tij të djathta, të demonstruara përgjatë shumë viteve, pozicionimi i Ndocit në mbështetje të Benet Becit, ka ngjallur mjaft polemika e debate në rrjetet sociale, ku shpesh herë përfshihet edhe vetë kantautori i mirënjohur shkodran.