Shkruan në Facebook Emilia KOLIQI, deputete e PD- së Shkodër: Vazhdon persekutimi i Shkodrës dhe i banorëve të zonave të përmbytura! Në mes të fushatës elektorale, kur për Shkodrën bëhen premtime për miliona euro investime mashtruese, qeveria miraton një vendim me datën 27.4.2023 “PËR MIRATIMIN E PROJEKTEVE FITUESE TË FINANCUARA NGA FONDI PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E FATKEQËSIVE NATYRORE, SI DHE TË AUTORITETIT KONTRAKTOR PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE, SIPAS NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE”.
Bashkia Shkodër, e cila u përmbyt 3 herë BRENDA 2 MUAJVE, merr një shumë qesharake vetëm 20 mln lekë, VETËM 2.2 % të totalit të fondit të miratuar prej 875 milionë lekësh.
SHKODRA PËRMBYTET nga kaskada e Drinit, nga keqmenaxhimi i saj, nga mungesa e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse dhe shkarkuese, POR ASNJËHERË NUK KOMPENSOHET PËR DËMET.
Çfarë provash të tjera, kërkon populli i Shkodrës, për të kuptuar se të gjitha premtimet elektorale të Edi Ramës dhe Benet Becit, janë një mashtrim gjigand.
Asnjë lek nuk ka për të ardhë asnjëherë në Shkodër!