Kuvendi ka miratuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publik.
Në total kanë qenë 118 vota pro zgjatjes së afateve të organeve të Vetingut, 0 kundër dhe katër abstenim.
Pak para nisjes së Kuvendit Partia Demokratike zyrtarizoi votën pro zgjatjes së afateve të Vetingut.
Ndërkaq, kundër u shpreh grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa LSI abstenoi, me përjashtim të deputetit të Shkodrës Agron Çela që votoi pro.
Kuvendi ka miratuar edhe ngritjen e dy komisioneve parlamentare, atë për reformën zgjedhore dhe ndarjen territoriale.