Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Ky subjekt s’është anëtar i yni”, vendimi i gjykatës për shoqatën e Tiranës, flet kryejuristi Topçiu i FSHF- së

ShkodraWeb 10 February, 2022
aldi topciu jurist fshf

Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu, ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media sipas të cilit Gjykata e Tiranës ka regjistruar një tjetër shoqatë futbolli në Tiranë.

Për Topçiun, çdokush është i lirë të krijojë shoqata, por kjo nuk do të thotë se ky subjekt është anëtar apo është i njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Jemi informuar sot për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për regjistrimin e një shoqate tjetër në këtë qytet, ashtu si shumë shoqata të tjera që kanë seli në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se ky subjekt është anëtar apo është i njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Duke qenë se ky është një informacion që e kam në mënyrë mediatike, jo në mënyrë zyrtare, ende nuk dimë përmbajtjen apo ekstremitetet e kësaj vendimmarrjeje”, – thotë Topçiu në një deklaratë për median, duke saktësuar se të gjithë anëtarët duhet të respektojnë Statutin e FSHF-së, që është i hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Çdo anëtar apo anëtarët e anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit janë të detyruar të respektojnë statutin. Statut i cili është hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së me unanimitet, dhe nga vetë Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas nenit 71 të këtij statuti të gjitha ankesat, pretendimet apo mospajtimet me vendimet e FSHF-së mund të ankimohen në shkallë të fundit, pra pas ezaurimit të shkallëve të brendshme, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke përjashtuar të gjitha gjykatat e zakonshme”, – u shpreh ai.

Më tej, Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF shpjegon edhe ecurinë e procesit zgjedhor dhe procedurat që po ndiqen, nën monitorimin e UEFA-s.

“Procesi zgjedhor brenda FSHF-së është sot në një ditë mjaft të rëndësishme, pasi sot është edhe afati përfundimtar për depozitimin nga anëtarët të delegatëve që do t’i përfaqësojnë në Asamble, të propozimeve që ata kanë për postet drejtuese. Ky proces udhëhiqet nga komisioni i verifikimit të asamblesë i zgjedhur dy vite më parë nga Asambleja e Përgjithshme. Është ky komision i cili do të certifikojë procedurat e ndjekura, delegatët dhe kandidaturat për postet drejtuese. Gjithashtu, një komision ekspertësh ngritur nga UEFA do të verifikojë e të certifikojë respektimin korrekt të rregulloreve e statuteve për emërimin e delegatëve, propozimet për kandidatët e organeve drejtuese për katër vitet e ardhshme”.

“Monitoruesit e UEFA-s do të jenë në Tiranë javën e ardhshme. Kjo është edhe një dakordësim politik të nivelit të lartë midis Presidentit të UEFA-s, z. Ceferin dhe Kryeministrit Edi Rama. Dua t’ju kujtoj se kufijtë e veprimtarisë se FSHF-së caktohen vetëm nga Statuti dhe nga asgjë tjetër dhe kam besim se procesi do të vazhdojë pa probleme, me të njëjtin ritëm, me të njëjtin nivel transparence dhe nën mbikëqyrjen e Komisionit të Verifikimit, i cili është zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme në përmbushje të mandatit të tij”, – theksoi Aldi Topçiu në deklaratën për median.

Post navigation

Previous: Miratohet me 118 vota të PS- së dhe PD- së shtyrja e afateve të vetting- ut, një deputet i LSI- së voton pro…
Next: VIDEO – Lulzim Basha dëshmon në SPAK para prokurorëve belg për çeshtjen “Toyota Yaris”…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.