
Vllaznia ka siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë kanë mundur edhe në ndeshjen e dytë Flamurtarin.
Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë ka mjaftuar një gol të zakonshmit të Kupës Mustedanagic.
Nga krahu i majtë i sulmit të Vllaznisë, fut një kros në zonë Hakaj, portieri mik e devijon duke sherbyer kështu për Mustedanagic që shënon golin e vetëm të ndeshjes.
Vllaznia vazhdon rrugëtimin në këtë kompeticion, të cilin vjet e fitoi. Rruga drejt Kupave të Europës, duket më e sigurtë dhe e lehtë përmes Kupës së Shqipërisë.
Ndeshjen e parë në Vlorë, Vllaznia e kishte fituar 2 – 1. Pas caktimit të 4 gjysmëfinalistëve, do të hidhet shortë për të përcaktuar përplasjet e ekipeve.




