Zëvëndësministri i Financave, Elton Harxhi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Numri dy i Financave ka njoftuar largimin nga posti i rënëdsishëm, në një kohë që vetëm një muaj më parë është larguar dhe zëvëndësministri tjetër, Erjon Luçi.
Elton Harxhi ka folur për News24 për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra në Ministrinë e Financave. Ai ka thënë se “Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë”.