Nje dite pasi Kuvendi kaloi ligjin sipas te cilit betimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të bëhet vetëm para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vje reagimi i Presidences. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, zedhenesi i preseidentit, Tedi Blushi shkruan se “ligji miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer. Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH”.
Sipas tij, “pasdite Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në”. Reagimi vjen nje dite pasi Kuvendi me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar”, që parashikon zhbllokimin e rasteve kur anëtari i emëruar i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret nga kreu i shtetit për t’u betuar.
Postimi i Tedi Blushit
Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer. Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.
Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull. Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.
Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.