Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, është përfshirë në një debat të fortë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë seancës së ditës së sotme. Ndërsa Gjoni po fliste nga foltorja e Kuvendit, Ruçi i tha se është duke folur jashtë asaj që po diskutohej dhe se do t’i ndërpriste fjalën. Pasi kreu i Kuvendit i kërkoi deputetit të lironte foltoren,
Gjoni nuk iu bind urdhrit, duke shpërthyer në akuza ndaj Ruçit. Debati mes tyre vijoi për disa minuta, në fund të të cilit, kryeparlamentari Ruçi kërkoi pezullimin e Gjinit për 10 ditë nga Kuvendi.
Debati:
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni të lutem, ke kohë që nuk po flet për ligjin, do të ndërpres fjal;ën
Ralf Gjoni: Zoti kryetar, unë jam brenda temës, nuk keni të drejtë të më ndërprisni fjalën. Po flas për ligjin.
Gramoz Ruçi: S’po flet për ligjin. Po flet për ligjet e institucioneve, por jo për ligjin në fjalë. Tagrin e kam unë. Ju ndërpres fjalën.
Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar
Gramoz Ruçi: Uluni!
Gjoni: Harrojeni, s’ma ndërprisni dot fjalën.
Gramoz Ruçi: Ulu poshtë. Ulu. Ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen.
Gjoni: E ke pronën tate ti këtë?
Gramoz Ruçi: Ulu. Po të tërheq vërejtjen dhe njëherë. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.
Ralf Gjoni: Unë pres që të mbajë fjalën. Zoti Kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja.
Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj nga seanca
Gjoni: S’më përjashtoni dot
Gramoz Ruçi: Rregullorja jo unë. Se kur zapton dy minuta foltoren, përjashtohesh nga seanca.
Ralf Gjoni: Nuk është normale kjo. Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!
Gramoz Ruçi: Ulu mos të përjashtojë nga seance
Gramoz Ruçi: Kur dy minuta zapton foltoren, përjashtohesh nga seanca
Gjoni: Kjo është e padrejtë. Regjia hapni mikrofonin.
Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, nëse deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren pas vërejtjes, deputeti Gjoni përjashtohesh nga seanca
Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! nuk ke turp!
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni jeni i përjashtuar nga seanca, nëse nuk zbaton urdhrin, do t’i kërkoj sekretariatit përkatës të përjashtohesh 10 ditë nga séance. Dil nga seanca! Dil përjashta
Gjoni: Ju nuk meritoni…Zoti Ruçi më shihni në sy…Ju jeni tradhtar.
Gramoz Ruçi: Dilni nga seanca
Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi: O kryetar…
Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull
Gjuzi: Punë e madhe
Ruçi-Gjuzit: Nëse flet dhe ti do përjashtohesh. Duhet të mësohemi me rregull
Ndërhyn Gjoni: Kujt do ti mësosh rregullin ti mo? Komunist
Gramoz Ruçi: Dil përjashta!
Gjoni: Pse të dal përjashta? S’ke turp s’ke, komunist. S’më intimidon fare.
Gramoz Ruçi: I kërkohet sekretariatit për procedura, votimet dhe etikën, marrjen e masës disiplinore, përjashtim të deputetit me 10 ditë nga seanca
Gjoni: Të kesh turp.