“Ndërkombëtarët i thanë Ramës ‘shko ulu me opozitën'”, Paloka: Bëmë marrëveshje me një horr…

Nënkryetari i PD Edi Paloka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se marrëveshja e 2017 ishte dështim, pasi u bë me një horr, që është kryeministri Edi Rama. Paloka u shpreh se ndërkombëtarët e kanë detyruar Ramën të ulet në tavolinë me opozitën.


“Në vitin 2017, nuk u zhgënjyem nga opozita, por ne kishim përballë një horr. Ne bëmë marrëveshje me një horr dhe ai horri nuk i qëndroi marrëveshjes. Kjo kërkesë që ne bëjmë, ne e bëjmë, sepse jemi të bindur se ai nuk ka vullnetin të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Rama nuk donte as të ulej fare në tryezë.

Ishte Edi Rama që iku nga parlamenti dhe erdhi e u ul. U ul nga presioni ndërkombëtar. Kanë qenë muaj të tërë që janë marrë me atë, që ta ulin në atë tryezë. Na thoshin ne hyni në parlament, sot i thanë Ramës dil nga parlamenti e shko tek tryeza e opozitës. Ne shpresojmë që presioni ndërkombëtar për këtë marrëveshje të jetë pozitiv. Shpresoj që Rama të dorëzohet nga presioni ndërkombëtar”, deklaroi Paloka.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!