MINUTA E FUNDIT – Komisioni i Rithemelimit anulon zgjedhjet për kryetar të PD- së në Malësi të Madhe…

PËR SITUATËN E KRIJUAR NË PROCESIN ZGJEDHOR TË DEGËS MALËSI E MADHE

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.


Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se në gare për degën e Malsisë së Madhe në zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit ishin tre kandidatë Isa Ramaj, Ferdi Sterkaj dhe Mimoza Rexhvelaj.